Dhuna në Maqedoni, nis në Shkup"Marshi për Paqe"
Dita e shtunë në Shkup ka nisur me manifestimin, "Marsh për paqe" përmes të cilit do të bëhet thirrje për ndalimin e incidenteve ndëretnike dhe kultivimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira ndëretnike.
Ky aktivitet organizohet nga një nismë qytetare e ashtuquajtur "Së bashku për paqe", ku bëjnë pjesë disa emra që kultivojnë multietnicitetin në Maqedoni, ndërsa do të marrin pjesë emra të njohur të artit, muzikës, intelektualë, përfaqësues të sektorit civil, etj.
Manifestimi do të nis në Parkun e Qytetit përmes një koncerti ku do të paraqiten emra të njohur të estradës maqedonase. Marshi më pas do të vijojë nëpër rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit.