E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Gjeorgjisë, Shqipëria miqësore me Moldavinë me 15 gusht

Pas humbjes 2-1 me Gjeorgjinë, në Tbilisi, kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Moldavisë, më 15 gusht në Tiranë. Kështu ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i FSHF-së, Lirim Zalla. “Kemi rënë dakord me Federatën moldave për një ndeshje miqësore për datën 15 gusht. Kjo datë është e lirë në kalendarin e FIFA-s dhe trajneri De Biasi do të ketë të gjithë skuadrën në dispozicion për të testuar ekipin para takimeve eliminatore që vijnë menjëherë më pas”, ka thënë Zalla. Tri javë më vonë, më 5 shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë eliminatore për botërorin “Brazili 2014″, kundër Qipros në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›