E Diel, 1 Nëntor 2026

Korfuz. Fundoset anija 20 persona te zhdukur

Një anije holandeze transporti shpëtoi rreth 240 shtetas afganë nga ujrat afër Korfuzit pas fundosjes së anijes ku ata ndodheshin. Disa orë më vonë, rreth 20 persona mungonin nga anija plot me emigrantë. Dëshmitarët thanë se ata kishin rënë në det. Agjencia franceze e lajmeve citon autoritetet të kenë thënë se emigrantët ishin kryesisht burra, por në mesin e tyre kishte 11 fëmijë dhe pesë gra, dhe se anija po udhëtonte në drejtim të Italisë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se dy persona me shtetësi turke, të dyshuar për trafikim po mbahen në arrest. Dhjetëra mijra emigrantë, shumica nga Azia Jugore, Lindja e Mesme dhe Afrika, në mënyrë të paligjshme kalojnë çdo vit në Greqi përmes Turqisë, në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›