Kosove drejtesia perballet me sfida te shumta

Ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell ka terhequr verejtjen se Kosova vuan nga nje sistem i dobet ligjor. Komentet e tij jane bere ne nje shkrim me rastin e dites se drejtesise ne Kosove. Ne nje tubim me rastin e kesaj dite u tha se sistemi i drejtesise ka ende shume pune per te bere per tejkalimin e sfidave qe ndodhen para tij. Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se drejtesia ndodhet para sfides se reformave rrenjesore. Kosova tha ai duhet te jete shtet i se drejtes.
Kosoves me shume se kurre i duhet nje drejtesi kredibile e paster moralisht profesionalisht dhe efektive. Ajo duhet te perbej hallken kryesore te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te cdo natyre. Kete lufte ajo duhet ta nise nga radhet e veta per ti mbrojtur organet e drejtesise nga dukurite negative dhe kriminale tha zoti Krasniqi.
Muharrem Shala nga Keshilli Gjyqesor i Kosoves tha se sistemi perballet ende me shume veshtiresi perfshire edhe trashegimin e lendeve te pazgjidhura.
Statistikat e fundit thone se ka mbi 200 mije lende te pakryera por qe nuk do te thote qe te gjitha jane te vjetra. Vetem gjysma e ketij fondi te lendeve te pakryera jane lende te vjetra tha zoti Shala.
Bernard Rabatel nga EULEX-I tha se ky mision eshte I perkushtuar per permiresimin e sistemit te drejtesise duke mbeshtetur institucionet e vendit.
Sidoqofte disa sfida te rendesishme mbeten per tu zgjidhur sic jane korrupsioni dhe krimi i organizuar ne te gjitha nivelet garantimi i pavaresise se prokuroreve dhe gjykatesve dhe ndertimi i nje sistemi shumetnik e te paanshem te bazuar ne parimet e qendrueshme te sundimit te ligjit tha ai.
Patricia Rader nga Agjencia e Shteteve te Bashkuara per zhvillim nderkombetar u beri jehone vleresimeve te ambasadorit amerikan ne Prishtine Christopher Dell se te gjithe duhet te jene te barabarte para ligjit. Ajo perseriti perkushtimin e qeverise amerikane per permiresimin e sundimit te ligjit ne Kosove.
E di qe kjo nuk eshte nje pune e lehte por jam ketu per tju siguruar se Kosova nuk eshte e vetme ne perpjekjet e saj per te permiresuar drejtesine tha ajo.
Kete perkushtim e ka shprehur edhe ambasadori Dell ne nje shkrim autorial ne te cilin nenvizon se sistemi i dobet ligjor do te thote qe demokracia e re e Kosoves eshte e dobet dhe qe ajo te mbijetoje ka ardhur koha qe ta hiqet vemendja nga cikli i pafund i zgjedhjeve dhe qe vendi te merret me sundimin e ligjit qeverisjen e mire dhe rritjen ekonomike. Qe perparimi te arrihet duhet nje qeveri e perqendruar e ndershme e frytshme qe respekton ligjin e cila do te perqendrohet ne rritjen ekonomike dhe ne sundimin e ligjit gjate kater viteve te ardhshme. Ne nje qeveri te tille nuk ka fare vend per individe qe besojne se jane mbi ligjin ose per te cilet ka dyshime zyrtare se kane shkelur ligjin.