Totenhemi ndal Junajtid derbi i Liverpulit mbyllet ne barazim
Sitit i Mancinit qesh pasi Mancester Junajtid nuk mundi dje te mposhtte Totenhemin ne Londer. Edhe pse e nisen takimin me synimin e vetem per te marre tri piket djajte e kuq festuan barazimin ne fund per vete menyren se si shkoi perballja. Aleks Ferguson hodhi ne fushen e lojes formacionin e tij me te mire po ashtu si edhe kolegu Herri Rednap. Te dyja skuadrat u munduan me shume per te mos pesuar gol sesa te hidheshin ne sulm ne menyre aventureske. Pjesa e pare e lojes u mbyll ne nje barazim pa gola por me mjaft emocione. Vendesit arriten te ishin disi me superiore por pa mundur qe te finalizonin sic duhet aksionet. Ne 45 minutat e dyta pritej qe edhe rezultati te zhbllokohej per vete ritmin e lojes qe po zhvillohej. Totenhemi arriti te merrte frenat ne fushe dhe ti afrohej me shume golit qe mund ti jepte tri pike shume te rendesishme. Sikur te mos mjaftonte kjo Rafael braktisi Mancester Junajtid ne te 75-n kur mori kartonin e dyte te verdhe dhe la skuadren e tij me 10 futbolliste. Minutat e mbetura u shnderruan ne nje makth per djajte te cilet u kthyen te gjithe ne gjysmefushen e tyre dhe misioni i vetem qe kishin ishte largimi i topave nga zona e rreptesise. Ndersa te gjitha kishin menduar se Garet Bejl do te bente diferencen ne kete sfide trajneri Herri Rednap e bazoi forcen sulmuese te ekipit ne krahun e djathte duke mos e aktivizuar shume mesfushorin uellsian. Mjaft raste per shenim madje edhe nje shtylle e goditur nga Rafael van der Vart por ne fund skuadrat ndane nga nje pike. Nje barazim i marre me shume mund per djemte e Aleks Fergusonit por qe ka mjaftuar qe te barazojne Mancester Sitin ne krye te renditjes ndersa kane edhe dy ndeshje me pak per te zhvilluar. Nga ana tjeter Totenhemi ka ruajtur vendin e peste dhe ka treguar se eshte pa diskutim nje prej kandidateve kryesore per te siguruar nje vend per Ligen e Kampioneve per vitin e ardhshem. Nderkohe qe ne takimin tjeter qe u zhvillua dje Liverpuli dhe Evertoni kane ndare vetem nga nje pike ne derbin e 215-te te Mersejsajdit. Nje ndeshje qe u dominua nga skuadrat respektive ne te dyja pjeset nuk dhuroi me teper se barazimi 2-2. Rikthimi i Keni Dalglishit ne Anfield Road me nje tjeter humbje u shmang fale Dirk Kajtit i cili shenoi ne fund ne nje 90-minutesh qe rrezikonte humbjen e radhes per te kuqte nga rivalet direkt te Dejvid Mojesit. Pas nje pjese te pare pozitive vecanerisht ne repartin e mesfushes dhe sulmit Liverpuli arriti avantazhin e merituar me Meireles. Mirepo kthesa dramatike qe i beri Evertoni ndeshjes ne pjesen e dyte rrezikoi ti hapte probleme teknikut skocez e pikerisht perpara syve te pronareve Xhon Henri dhe Tom Verner te cilet ndodheshin ne shkallet e Anfield per te pare nga afer skuadren ashtu si ne takimin e fazes se pare. Me nje Torres te papermbajtshem komshinjte u gjenden shpesh ne veshtiresi. Portieri Hauard beri dy pritje te njepasnjeshme perpara se goditja e Meirelesit ta linte te pashprese. Megjithate Evertoni e nisi shpejt pjesen e dyte dhe barazoi pas vetem 30 sekondash me Distin te pamarkuar ne mbrojtje. Bekfrod u dhuroi avantazhin 6 minuta me pas. Por ishte mesfushori holandez Dirk Kajt shenoi me penallti ai qe mendoi ti shmangeshin nje shfaqje te shemtuar ne Anfield Road kur tifozet po beheshin gati per te fishkellyer serish skuadren duke i dhuruar barazimin Liverpulit. Dje duhet thene se ka qene dita e barazimeve ne ndeshjet derbi. Asamoah Gian shenoi nje gol dramatik ne minuten e katert shtese per ti falur Sanderlendit nje barazim 1-1 ne ndeshjen me komshinjte e Njukasellit. Goli me take i Kevin Nolanit ne pjesen e dyte nuk u lejoi qymyrxhinjve te merrnin tri piket kunder Sanderlendit. Edhe ne derbin e Birmingemit skuadrat nuk shkuan me shume se nje barazim 1-1. Skuadrat e Aston Viles dhe Birmingemit mbeten ne zonen e renies nga kategoria pas rezultatit qe nuk ndihmon asnje nga skuadrat e lokalitetit per te enderruar qendrimin ne Premier Lige. Kollins shenoi golin e barazimit per Vilen pas atij te Xhonsonit.