9 mijë gra e vajza të ekzaminuara për gjirin në tetor

9 mijë gra dhe vajza u ekzaminuan për gjirin në muajin Tetor falë fushatës ndërgjegjësuese nga 13 mijë që bëhen gjatë gjithë vitit. Informacionin ministrja e shëndetësisë Manastriliu ja komunikoi kryeministrit Edi Rama në Belsh , ku edhe i prezantoi qendrën e fundit të rikonstruktuar në planin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore
Qendra shëndetësore e Belshit ështe e fundit në planin kombëtar të rikontruksionit të 300 qendrave shëndetësore duke I ofruar kështu shërbime në kushte më të mira rreth 14 mijë banorëve të zonës. Manastirliu I tregoi kryeministrit investimin dhe si ishte realizuar ai
Në oborrin e kësaj qendre ishte vendosur edhe mamografia e lëvizshme e cila ofronte diagnostikime të kancerit të gjirit për gratë e zonës. Kryeminstri mori informacion kështu edhe se si shkuan diagnostikimet në muajin Tetor, ku numri shkoi në 9 mijë nga 13 që bëhën gjithë vitin .
Faza e Dytë është planifikuar t’i kthejë të gjitha qendrat e tjera shëndetësore në të njëjtat parametra si 300 qendrat e rikonstruktuara.