E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqiptarët konsumojnë 2 herë më shumë kripë, ekspertët nisin punën për masat kufizuese

Shqiptarët konsumojnë dy herë më shumë kripë se norma e lejuar e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Alarmin për ndikimet e forta në sëmundshmëri e kanë dhënë ekspertët e shëndetit publik të cilët në bashkëpunim edhe me grupe ekspertësh të fushave të tjera po përgatisin rekomandimet për vendosjen e detyruar të masave kufizuese.
Ekspertet e shëndetit publik japin alarmin se shqiptarët konsumojnë dy herë më shumë kripë të jodizuar se norma e rekomanduar nga OBSH që është 5 gram në ditë. 
Kjo normë konsumi e kripës që vjen si nga gatimet në shtëpi ashtu edhe nga ushqimet e blera në treg do ndikoj fort në sëmundshmëri.
Ekspertët e kanë marrë seriozisht vlerësimin konsumit të kripës dhe po përgatisin një studim të bazuar mbi evidenca dhe rekomandime në politikbërje të cilat prekin jo vetëm konsumatorin por edhe prodhuesit.
Presioni për të reduktuar përdorimin e kripës si në shtëpi ashtu edhe në produktet që blejmë në treg do të rritet ndërkohë promovimi i saj nga fëmijët do të ndalohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›