E Enjte, 5 Nëntor 2026

Italia forcon rregullat e hyrjes, bie fluksi në porte

Përforcimi i rregullave të hyrjes në Itali për shkak të situatës së pandemisë ka ulur fluksin e udhëtarëvë që nisen nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Mbrëmjen e së mërkurës, nga porti i Vlorës drejt Bridizit u nisën vetëm 19 automjete dhe 89 pasagjerë, pjesa më e madhe e tyre rezidentë në Itali.Agjencitë e udhëtimit thonë se nuk ka pronotime për ditët në vijim. Qytetarët paraqiten fizikisht dhe informohen për ndryshimet e fundit.

Nga 26 tetori e deri me 15 dhjetor 2021, në Itali mund të hyhet vetëm për:
-motive pune,
-motive shëndeti,
-motive studimi,
-motive urgjence,
-persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,
-sportist e pjesëmarrës në aktivitete me interes kombëtar.
Çdo person që ka qëndruar në Shqipëri më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›