Tiranë, nis shitja e aboneve

Në Tiranë të shtunën ka nisur shitja e aboneve të transportit publik në kioskat pranë stacioneve të autobusëve. Në momentin e blerjes qytetarët duhet të pajisin abonenë me fotografi, ndërsa studentet duhet të paraqesin edhe kartën e studentit.
Udhëzimi I ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë, i vitit 2017 iI detyron qytetarët të pajisin abonenë me fotografi që në momentin e blerjes, por ky kriter jo gjithmonë është respektuar. Pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Velia gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve të transportit publik pranoi të adresojë kërkesat e tyre ekonomike, por nga ana tjetër ju vuri përpara disa kushte, ndër to ishte edhe formalizimi i shitjes së aboneve.
Aboneja e përgjithshme kushton 1600 lekë, kurse ajo e studentit 600 lekë. Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe pikat, ku mund të blihen abonetë e studentit.