E Diel, 1 Nëntor 2026

9 vite burg për grabitje në SHBA, 31-vjecarit të dënuar në Shqipëri për vrasje

SHBA- 31-vjecari shqiptar, Arlind Hyseni është dënuar me 9 vite burg në SHBA, nën akuzën e grabitjes me armë të dy bankave në shtetin e New Jerseyt.

Hyseni akuzohet se ka grabitur bankat “TD Bank” në Clifton dhe Ëallington në vitin 2011, sic ka deklaruar prokurori amerikan i çështjes, Paul Fishman.

Autoritet sqaruan më tej se, 31-vjeçari shqiptar i ka kërkuar personelit të bankave të dorëzojnë të hollat, nën kërcënimin e armëve, ndërsa ka qënë edhe i maskuar. 

Shqiptari ka mundur të grabisë një shumë prej 182.000 dollarësh, dhe vetëm dy muaj më pas ai është arrestuar. 

Sipas prokurorit të çështjes, Fishman, Arlind Hyseni është i dënuar edhe nga një gjykatë shqiptare me 25 vjet burg, për vrasjen e një personi gjatë një grabitje në vitin 2004. 31- vjeçari do të shlyej dënimin në Shtetet e Bashkuara para se të ekstradohet për në Shqipëri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›