E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në sistemin kompjuterik grek, bllokohet puna në Kakavijë

GJIROKASTER – Një defekt në sistemin kompjuterik grek ka bllokuar punën në pikën kufitare të Kakavijës, në Gjirokastër. Në tokën greke janë krijuar radhë të gjata emigrantësh e udhëtarësh, që presin të futen në territorin shqiptar.

Ndërkohë autoritetet doganore bënë të ditur se po punohet për riparimin e defektit.

Në këtë periudhë, në të gjitha pikat kufitare të vendit ka një dyndje emigrantësh që kthehen në Atdhe për të kaluar pushimet e verës. Por deri tani nuk janë vënë re radhë të gjata apo vonesa në pikat e kalimit kufitar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›