E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ja struktura e qeverisë së re, reforma drastike dhe shkurtime

rama444Tiranë- Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka paraqitur sot përpara mediave strukturën qeverisë së re që do të drejtohet prej tij. Shefi i PS-së dekalroi se do të ketë 15 ministri dhe 17 ministra, si dhe  një sërë ndryshimesh sa i përket organizimit të tyre, ku ka ndarje ministrish dhe një shkurtim i ndjeshëm i komiteteve ministrore. Po ashtu sipas tij, do të ketë vetëm një zv/kryeministër pa portofol tjetër që do të merret me çështje specifike.

Ai u shpreh se rikonstriktimi do të fillojë që nga godina e Kryeministrisë, ku do të ketë shkrutime të shumta, pasi sipas Ramës shumë degë janë parazitare. Më tej ai tha se Ministria e Financave, e Brendshme, e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, dhe Integrimit nuk do të ndryshojnë nga roli aktual, por sipas tij do të ketë reforma të thella strukturore brenda tyre. Kryeministri i ardhëshëm tha se do të ketë ndarje të Ministrisë së Ekonomisë në Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe në Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Do të kemi ndarje të Ministrisë së Ekonomisë, e cila është një strukturë e rëndë dhe një game e gjërë për të mbuluar çështje dhe rezulton me dizefiçenca, prandaj kjo superministri nuk do të ekzistojë. Do të jetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Që do mbulojë sektorët e zhvillimit, zhvillimin rajonal, problematikën e biznesit, do mbulojë detyrimet që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare në ekonomi, mbrojtjen e konsumatorit, do të mbulojë marrëdhënien me sipërmarrjen që do të ndryshojë rrënjësisht. Nga ana tjetër Ministria e Enrgjisë dhe Industrisë, që do të mbulojë me përparësi projektet e zhvillimit në fushën e energjisë me impakt kombëtar dhe pjesët me pasuritë natyrore dhe industrinë e lehtë,- tha Rama.

Më tej ai tha se do të ndahen në dy pjesë Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas Ramës në një struktutrë që do mbulojë transportin dhe zhvillimin e infrastrukturës, me fokus transporti dhe telekomunikacioni. Nga ana tjetër një struktura e re që do mbulojë boshllëkun nga mungesa e zhillimit urba dhe turizmit. Do ketë një institucion për zhvillimin urban dhe turistrik,- tha ai.

Do të kemi një strukturë më të plotë të asaj që sot është Ministria e Bujqësisë. Që kthehet në Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave. Kemi priopritet të zhvillimit përfshirjen dhe të detit në ekonomi dhe kemi sot konflikt kompetecash mes Ministrisë që duhet të mbulojë fshatin dhe asaj që është Ministrie e Mjedisit që ka një sërë kompetencash në konflikt interesi. Ministria e Shëndetësisë mbetet njësoj dhe merr dhe mbrojtjen e konsumatorit sipas fushës. Bashkojmë arsimin dhe sportin në Ministri të Arsimit dhe Sportit. Kalojmë nga një ministri fantzamë që ka ngrënë boll. Ministria e Punës, në një Ministri të Punës, Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë. Që do të ketë prioritet transformimin arsimor profesional. Ministria e Kulturës pa sport, rini që e kishin kthyer në përzgjedhje elementësh të rëndësishëm, por parazitë. Kemi një ministri që fokusohet te kultura. Ministria e Mjedisit me kompetenca për mbrojtjen e mjedisit dhe oponencës së zhvillimit për të garantuar përmasën e gjelbërt. Do të kemi një Ministri për Inovacion dhe Administrimin Publik. Nga një xhep fallso kthehet në Krymeninistri dhe në funksion të një ministri. Një ministër për Çështjet vendore që do të mbulojë fushën e mbetur bosh pa kordinim mes pushteti vendor dhe qeverisa,- tha Rama.

Po ashtu Rama deklaroi se kjo qeveri do të ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit, ndërsa shtoi se në fund të muajit do të bëhen publik dhe emrat e drejtuesve të këtyre ministrive.

Ministritë e qeverisë së re

Ministria e Brendshme
Ministria e Mbrojtjes,
Ministria e Jashtme
Ministria e Integrimit Europian
Ministria e Drejtesisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjise dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetesisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit

Një ministër për Inovacionit dhe Administratës Publike
Një ministër për Çështjet Vendore

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›