E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritan Dajti nis rrëfimin për vrasjet në Tropojë, gjyqtari e ndërpret

Dritan-dajtiTiranë- I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të policisë, Dritan Dajti ka tentuar të tregojë versionin e tij në seancën e sotme gjyqësore për vrasjet në Tropojë në vitin 1997.

Por teksa fliste Dajti është ndërprerë nga gjyqtari i çështjes me arsyetimin se i pandehuri është jashtë objektit të gjykimit.

Ndërsa vetë Dajti ka tentuar të vazhdojë duke thënë se mban përgjegjësi për deklaratat që ai vetë bën.

Teksa ju drejtua trupës gjykuese duke u shprehur: “Ju e dini se cfrë ka ndodhur në Tropojë në vitin 1997″. Më pas është larguar nga salla.

Dajti anë të një kërkese i ka kërkuar gjykatës të ballafaqohet me Flamur Gashin, duke kërkuar ‘ti bëj atij disa pyetje. Por ajo është rrëzuar nga gjykata. Sakaq kjo ka detyruar Dajtin të shprehet: Gjykata ka frikë nga hapja e kutisë së Pandorës. Duke lënë sallënegjyqit, Dajti i ka thënë trupit gjykues se nëse atyre u ndodh diçka, e keqja nuk i vjen prej Dritan Dajti por nga Arjan Muça.

Kjo ishte një tjetër seancë pa praninë e mediave. Herën e fundit, Dajti deklaroi me forcë se sipas tij, efektivi i policisë Saimir Duçkollari është ekzekutuar nga një prej kolegëve të tij dhe konkretisht nga F.G sipas tij. Dajti tha se Duçkollari është vrarë me plumb pas shpine teksa tha se ish-shefi i grupit drejtues për kapjen e tij Arjan Muça ka gisht në vrasjen e policëve në Tropojë sias tij. Seanca e rradhës gjyqësore pritet të mbahet me datën 13 shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›