9-vjeçaret - çelësi i përgjigjeve për matematikën
24/06/2011 Përgjigjet për 25 pyetjet e testit. Korrigjimet, shpallja e rezultateve pas 15 ditësh
Provimit i janë nënshtruar me të njëjtat rregulla si të maturës rreth 52 mijë nxënës
Mbarojnë testimet e lirimit për nxënësit e klasave të nënta. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar provimi i matematikës, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 52 mijë nxënës të 9-vjeçares në të gjithë vendin. Provimi është zhvilluar nën të njëjtat rregullua sikundër është proceduar edhe për provimet e maturës, ku nxënësit janë testuar vetëm pranë ambienteve të shkollave publike. Për të orientuar nxënësit në lidhje me përgjigjet që duhej të jepnin në këtë testim, është bërë publike skema e përgjigjeve të sakta nga ekspertët e arsimit. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë përgjigjet e sakta për të 25 pyetjet që përmbante testi i matematikës, nga të cilat 13 kërkonin përgjigje me alternativa dhe të tjerat ishin me zhvillim. Lidhur me skemën e korrigjimit pohohet se nxënësit do të vlerësohen me pikë sipas përgjigjes së dhënë, çka do të thotë se për ushtrimet me shtjellim ata do të marrin aq pikë sa janë dhe kërkesat e sakta. Rreth një javë më parë është zhvilluar edhe provimi i parë i lirimit për gjuhën e leximin letrar, ku prej ditësh kanë nisur korrigjimet e testeve. Rezultatet pritet të shpallen në mbyllje të javës së ardhshme pranë shkollave përkatëse. Ndërsa për provimin e matematikës bëhet me dije se rezultate do të shpallen rreth 15 ditë më vonë. Me marrjen e notave kaluese në këto dy provime, nxënësit do të mund të pajisen me dëftesën e lirimit, e cila do të shërbejë si dokument bazë për të lejuar pranimin e tyre në shkollat e mesme ku do të vijojnë më pas studimet. Ndryshe nga procedura e viteve të shkuara, nxënësit që mbarojnë sistemin 9-vjeçar do t’u nënshtrohen rregullave të reja mësimore, të cilat do të jenë të ngjashme me sistemin e maturës. Kështu, krahas lëndëve të detyruara ata do të zhvillojnë edhe ato me zgjedhje, të cilat do të vlerësohen me kredite të caktuara sipas preferencave të vetë nxënësit.