E Diel, 1 Nëntor 2026

9-vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh, familjarët apel për ndihmë

DURRES - Që prej 25 shkurtit, ditës që u zhduk Sabiani, të gjithë banorët e fshatit Baromet në komunën Xhafzotaj janë angazhuar për gjetjen e të miturit. Ata kanë zhvilluar kërkime përgjatë lumit Erzen, si dhe në fshatrat e tjera përreth zonës ku humbi fëmija, që vuante nga probleme mendore.

Në familjen e 9-vjeçarit përditë mblidhen të gjithë të afërmit, ndërsa bëjnë apel për ndihmë në gjetjen e tij.

Në një shtëpi të improvizuar jetojnë pesë pjesëtarët e familjes Meta, mes varfërisë dhe të ftohtit. Sipas familjarëve, Sabiani nuk shkonte në shkollë për shkak të problemeve mendore dhe e kalonte ditën duke mbledhur kanoçe përgjatë lumit Erzen për të ndihmuar familjen.

Policia e Durrësit ka zhvilluar kërkime për tre ditë me radhë në lumë, por pa asnjë rezultat.

(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 9-vjeçari i zhdukur prej 10 ditësh, familjarët apel për ndihmë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›