E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata energjitike, shkrirja e borës rrit nivelin e ujit në Fierzë

Tiranë- Shkrirja e dëborës për shkak të rritjes të temperaturave duket se ka përmirësuar situatën energjitike në vend, pasi është rritur niveli I ujit në liqenin e Fierzës.

Korporata Elektroenergjitike ka bërë të ditur se prurjet në kaskadën e Drinit janë rritur me 320 metër kub në sekondë.

Por situata në vend vazhdon të jetë problematike sepse niveli i ujit në total ka arritur në 257.2 metër, dhe kjo shifër është ende nën mesatare.

Vendi ynë arrin të prodhojë vetëm 10 milion kilovat për orë energji, ndërkohë që pjesa tjetër sigurohet nga inporti. Inport ky I kryer nga kompanitë KESH dhe CEZ shpërndarje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm rritet me 36% Tiranë- Duke filluar nga 1 janari 2012 qytetarët e Tiranës...
  2. UKT-ja kërkon rritje të çmimit të ujit Tiranë- Çmimi i ujit të pijshëm propozohet të rritet me...
  3. Kriza energjitike, Bode: Fond nga emergjencat për import Tiranë- Mungesa e energjisë elektrike në vend  ka detyruar qeverinë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›