Eni Vasili, në vend të Sonila Meços tek “ABC”
Andresa ikën në fund të sezonit, Floriana Garo, partnerja e re e Gjebreas
TIRANE-Zakonisht, periudha më e volitshme për të bërë thashetheme mbi largimet apo rekrutimet në televizione është vera, kur thuajse të gjitha emisionet janë pushim. Por këtë vit, në ndryshim nga sa ka ndodhur deri tani, këto thashetheme kanë filluar të qarkullojnë më herët.
Aktualisht në ambientet e televizionit “Klan” ka filluar të përflitet largimi i Andresës nga “E diela Shqiptare” me përfundimin e këtij sezoni. Vendin e saj flitet se do ta zërë Floriana Garo, e cila aktualisht është drejtuese e formatit “Jo Vetëm Modë” në po të njëjtin ekran.
Pas largimit të Sonila Meços nga ekrani i “ABC News”, karrigia e saj ka mbetur bosh. Ky televizion nuk ka më një figurë kryesore. Por siç mësohet, kjo situatë do të zgjasë për shumë pak. Vendin e Sonilës pritet ta zërë gazetarja e njohur Eni Vasili.
(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)