E Diel, 1 Nëntor 2026

90 minuta “black out” për Shqipërinë

(ALBANIA SPORT) - Reali i Madridit përjetoi në 210 minutat e tij më të çuditshme në impiantin ndërkombëtar shqiptar, me një kontrast të fortë “bardh e zi”, nga ultramoderni “Santiago Bernabeu” i Madridit (61 vjet si stadium, i hapur në vitin 1947, 228 milionë euro kostoja e ndërtimit, 80 mijë vende), i caktuar për të luajtur finalen e Ligës së Kampioneve, te i rrënuari i Tiranës, “Qemal Stafa” (64 vjet si stadium, i hapur më në vitin 1946, rreth 20 milionë euro kostoja, 16 mijë vende), teksa gjatë ndeshjes Gramozi-Real Madrid, të vlefshëm për edicionin e tretë të trofeut “Taçi Oil Cup” shijoi 90 minuta në terr të plotë.
Mediat ndërkombëtare, përmes gazetarëve të shumtë të akredituar në “Qemal Stafa” dhe të paktën gjashtë rrjeteve televizive që e transmetuan direkt përballjen e klubit më të shtrenjtë të planetit, i benë jehonë “errësirës” shqiptare, madje në disa raste edhe duke e tepruar me shkrimet e tyre. Këto janë disa komente në mediat botërore për incidentin që ndodhi në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, në ndeshjen e Realit te Madridit me Gramozin e Ersekës.
“Real Madrid mund Gramozin në një ndeshje të çuditshme të mesjavës. Real Madrid mundi 2-1 Gramozin e Ersekës, në edicionin e vitit 2010 të “Taçi Oil Cup”. Ndeshja e organizuar nga manjati Rezart Taçi, pa një ndërprerje të energjisë që ndërpreu ndeshje për të paktën dy orë e gjysmë. Real Madrid futi ftohtësisht në xhep 2.5 milionë euro nga ndeshje, ndërsa të ardhurat nga ndeshja shkuan për viktimat në incidentet e përmbytjeve në veri të Shqipërisë”, - shkruan Feras Saad, i një prej faqeve me popullore sportive në internet Goal.com.
Nga mediat spanjolle më ironike ishte gazeta sportive “As”, që nga ana e saj shkruante se “golat e Kakasë dhe Benzemasë ndriçuan Tiranën”. “As”, një gazetë e afërt me klubin madrilen shkraun se futbollistët e Realit të Madridit menduan edhe largimin nga stadiumi, por ishte urdhri i presidentit Florentino Perez, ai që vendosi për vazhdimin e lojës deri në përfundimin zyrtar të takimit të fituar nga Reali.
Gazeta britanike “Indipedent” e hapte shkrimin e saj rreth miqësores me titullin: “Dritat shkojnë e vijnë për Ronaldon dhe Realin”. “Kur Kristiano Ronaldo nënshkroi për Realin e Madridit verën e kaluar për nëntë herë kampionët e Europës, nuk do ta kishte menduar kurrë se dotë priste në qendër të Tiranës për më tepër se një orë sa të ndizeshin dritat e stadiumit në ndeshjen miqësore kundër Gramozit”, - shkruante gazeta në fjalë.
“E keqja e transferimit rekord të Ronaldos prej 80 milionë sterlinash, është se Reali është futur fuqishëm në treg për të kompensuar këtë shumë të jashtëzakonshme, kështu që nuk mund të hidhte poshtë ofertën prej 2 milionë eurosh të milionerit të naftës, Rezart Taçi, për të luajtur kundër klubit të tij, Gramozi, që sapo është promovuar në Kategorinë Superiore në Shqipëri. Momenti krenar në historinë e Gramozit u shndërrua në hidhërim të pafund, kur stadiumi u kredh në terr”, - vazhdon “Indipedent”.
Agjencia “Reuters” shkruante se “stadiumi i Tiranës u zhyt në errësirë pas ndërprerjes së energjisë me fillimin e pjesës së dytë dhe lojtarët e Realit, përfshirë Kakanë dhe Kristiano Ronaldon, iu deshën të prisnin për një orë e njëzet minuta derisa energjia të rikthehej”. Në të njëjtën linjë ishte edhe agjencia franceze e lajmeve, AFP, që shton edhe faktin se opozita shqiptar në deklaratën e saj tha se “Shqipëria është bërë qesharake”.
Faqja sportive italiane “Calcionews24.com”, shkruante se “Reali fitoi një ndeshje të ndërprerë nga errësira”. Një lojë futbolli e turpshme në Shqipëri. Gjigandët e futbollit spanjoll u zhyten në errësirë teksa luanin një miqësore në Shqipëri me një ekip te baronit të naftës Rezart Taçi”.Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 21 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›