E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH: Nuk mbajmë përgjegjësi

(ALBANIA SPORT) - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike, OSSH, reagoi në lidhje me skandalin e ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa”, ku për 90 minuta u ndërpre ndeshja gjatë takimit miqësor ndërkombëtar Gramozi i Ersekës – Real Madrid (1-2, 20 janar), për shkak të mospasjes energji elektrike në katër kullat ndriçuese për shkak të djegies së transformatorit. “Na vjen keq për atë që ndodhi në stadium, por ne nuk kemi përgjegjësi për ngjarjen”, -  thuhet në deklaratën për shtyp të OSSH-së. “Nuk kontrollojmë shpërndarjen e brendshme të energjisë në stadium. Nuk kemi kontratë për shërbim me gjenerator me stadiumin. Defekti ndodhi nën nënstacionin elektrik të stadiumit. Nëntstacioni përgjegjësi e menaxherëve të stadiumit. Dje dërguam kërkesë për gjenerator. Nuk morëm përgjigje nga stadiumi. Përtej detyrimeve riparuam defektin”
DEKLARATE PER SHTYP

Per shkak te problemit te djeshem ne stadiumin Qemal Stafa dhe reagimeve qe kane pasuar ne media, OSSH eshte e detyruar te sqaroje se:
 “Ne shprehim keqardhje per situaten e veshtire qe ndodhi dje ne stadiumin Qemal Stafa pergjate nje prej aktiviteteve me te vecanta sportive ne Shqiperi. Nderprerja e energjise elektrike sigurisht qe pengoi zhvillimin e suksesshem te ketij aktiviteti. Megjithate OSSH nuk mban pergjegjesi per problemin e shkaktuar pasi OSSH nuk ka kontroll mbi shperndarjen e brendshme te tensionit te larte brenda stadiumit Qemal Stafa, qark i cili ben te mundur furnizimin e projektoreve ndricues te stadiumit. OSSH-ja nuk ka nje kontrate qe percakton sigurimin me gjenerator te klientit te vet. Difekti gjate ndeshjes ka ndodhur ne nenstacionin qe eshte ne pergjegjesine e menaxhereve te stadiumit.  
Me 20 janar, OSSH me iniciativen e saj u ka derguar nje leter – e cila eshte e protokolluar nga administrate e stadiumit – ku shpjegohet se nese do te kerkohej sigurimi i nje gjeneratori nga OSSH-ja, duhej nisur nje kerkese nga menaxheret e stadiumit dhe ky sherbim mund te plotesohej ne kembim te nje pagese. OSSH i kishte ofruar stadiumit edhe listen e punonjesve te vet te cilet do te ishin ne gadishmeri per ndonje defekt te mundshem ne rrjet. Nga menaxhimi i stadiumit ne nuk morem asnje pergjigje per sinjalizimet tona.
Pertej detyrimeve tona si furnizues me energji elektrike, menaxheret e OSSH-se moren masa te menjehershme duke ofruar stafin teknik te OSSH-se per te riparuar defektin e shkaktuar nga qarku i shkurter ne transformator. Skuadra e OSSH-se punoi intensivisht per te kthyer ne kohe rekord energjine elektrike duke siguruar nje gjenerator dhe nje linje te dyte furnizimi.
OSSH qendron e gatshme te diskutoje me tej me grupin menaxhues te stadiumit marreveshje qe do te rregullonin bashkepunimin tone ne te ardhmen.”
TIRANE, 21 janar 2010
Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 21 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›