E Shtunë, 31 Tetor 2026

90 vjet sportklub Tirana

Me rastin e 90-vjetorit, u zhvillua një ceremoni festive në të cilën ishin të pranishëm shumë emra të së shkuarës së Tiranës, të cilët kanë shkruar historinë e këtij klubi. Nuk mungonte as Presidenti i Republikës Bamir Topi, tifoz i njohur dhe president nderi i ekipit bardheblu. Pjesë e festës ishte edhe një ndeshje miqësore mes një grupi të ish-lojtarëve dhe futbollistëve të ekipit aktual. Në fund të ndeshjes, të gjithë të pranishmit, tifozët dhe lojtarët u falendëruan nga bashkëshortja e Selman Stërmasit dhe më pas nga Presidenti Bamir Topi.

Tirana është ekipi më me shumë trofe në historinë e futbollit shqiptar me 24 kampionate, 13 kupa dhe 8 superkupa. Që nga viti 1930 kur ka filluar kampionati shqiptar, bardheblutë kanë zhvilluar 1691 ndeshje, nga të cilat 895 të fituara, duke shënuar gjithsej 2915 gola, shifra këto që i kanë dhënë 2 yje në fanellë e mbi të gjtiha statusin e “Zonjës së Madhe” të futbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›