Kavajë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet
Aksidenti i parë ndodhi në një rrugë dytësore pranë Rrogozhinës, ku një 43-vjeçare nga Librazhdi u godit nga një automjet tip “Audi” me targa të huaja. Shtetasja Xh. Ozuni, nga fshati Skroskë i Librazhdit, ka mbetur e vdekur menjëherë pas goditjes së automjetit, ndërkohë që drejtuesi i tij është shoqëruar në polici.
Aksidenti i dytë ndodhi pranë qytetit të Kavajës, ku nga përplasja e dy automjeteve gjeti vdekjen një 24-vjeçar dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në dalje të qytetit, kur dy automjete me targa të huaja u përplasën aksidentalisht me njëra-tjetrën.
Si rezultat i përplasjes humbi jetën Y. Sofia dhe u aksidentuan shtetasit I. Trosha, 22 vjeç, N. Dedej, 25 vjeç, E.Rada, 23 vjeç, G. Rada, 21 vjeç dhe A, Duro, 19 vjeç. Të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.