E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion për ndalimin e ujërave të zeza që derdhen në det

Autoritetet deklarojnë se aksioni i nisur sot në mëngjes tek Shkëmbi i Kavajës do të vazhdojë në të gjithë bregdetin e zonës së Durrësit dhe Kavajës, përfshirë Malin e Robit dhe Golemin.

Sipas specialistëve të agjencive të mjedisit, gjatë ditës së sotme do të merren masat për prishjen e lidhjeve të paligjshme të tubacioneve dhe vendosjen e gjobave.

Këto masa synojnë përmirësimin e ambientit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të pasur një plazh të pastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›