E Diel, 1 Nëntor 2026

92 vjeçari martohet me një vajzë 70 vjet më të re se ai!

IRAK - Dashuria duket se nuk ka moshë. Kjo mbi të gjitha për Moussali Mohammed al-Moujamaie, fermer irakian 92 vjeç, i cili sapo është martuar, për herë të dytë, me një vajzë 70 vjeç më të re se ai. 

Martesa u kremtua me shumë gëzim, mbrëmjen e së enjtes, kur i mosuari vendosi të celebronte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy djmeve të tij të vegjël, të moshave 16 dhe 17 vjeç. 

"Jam shumë i lumtuar që jam martuar në të njëjtën ditë me dy djemtë e mi", u shpreh Moujamaie. 

"I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mij disa herë që të mund të arrija të gjeja një grua të mirë dhe të martohesha në të njëjtën ditë me ta", shtonte ai. 

Bashkëshortja e tij, Mouna Moukhlif al-Joubari, 22 vjeçe, po ashtu me origjinë nga fshati i tij, Goubban, në afërsi të Samarras, në qendër të vendit, u shpreh se shpresonte ''ta bënte të lumtur bashkëshortin e saj dhe të pranohej nga fëmijët e tij". 

Moujamaie, i ve që prej tre vitesh, ka fëmijë 12 djem dhe katër vajza nga martesa e tij e parë që zgjati 58 vjet. 

Festa, ku të pranishëm ishin liderë të fiseve më të njohura të rajonit, zgjati katër orë dhe u shoqërua nga këngët, vallëzimet dhe të shtëna me armë zjarri në gëzim e sipër.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›