E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay-Z bashkëpunon me Beyonce and Timberlake

Vetëm pak ditë na ndajnë nga hedhja në treg e albumit të ri të këngëtarit Jay Z të titulluar “Magna Carta Holy Grail”. Tashmë fansat kanë një arsye më shumë për të blerë një kopje të këtij albumi.

Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’, Jay-Z ka bashkëpunuar edhe me dy artistë të famshëm në të gjithë botën si Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij Beyonce. Timberalke ka marrë pjesë në këngën Holy Grail, ndërsa Beyonce në këngën On the Run.

Albumi pritet të publikohet më 9 korrik. Gjithashtu zëra të ndryshme thonë se Jay Z dhe Justin, të cilët janë edhe miq të mirë, do të zhvillojnë një tur së bashku këtë verë dhe sipas parashikimeve mendohet se do të rezultojë mjaft i suksesshëm.
(e.m/j.knezi/BakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›