E Diel, 1 Nëntor 2026

92 vjet kryeqytet, Basha: Prioritet, Tirana europiane

92 vjet të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë Kreu i bashkisë së Tiranës i ka konsideruar si frut i kontributit të qytetarëve shqiptarë dhe në vecanti i familjeve të vjetra tiranase. Qytetari i parë i saj Lulzim Basha përmendi familjet e vjetra tiranase dhe shprehu mirënjohje për ta, duke thënë se është momenti për të filluar plani për ndërtimin dhe urbanizimin e Tiranës.
“Ta bëjmë Tiranën qytetin e shanseve dhe mundësive të mëdha për të gjithë. Tirana ishte dhe vazhdon të jetë e etur për liri, Bashkia e Tiranës është e angazhuar ta bëjë Tiranën qendrën europiane të Shtetit Shqiptar. Tirana europiane është kryeqyteti ynë dhe nuk mund të ketë prioritet tjetër, sepse 92 vjet pas Pavarësisë Tirana është më afër Europës, Prishtinës, Tuzit, etj.”, u shpreh Basha.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›