Reforma, skema e re dy pensione
10/02/2012 Futja e sistemit shumëkolonësh u jep mundësi qytetarëve të marrin dy përfitime kur dalin në pension
Si do të funksionojë reforma e sigurimeve shoqërore. Ja katër kolonat e reja ku do të paguhet
Brenda një kohe të shkurtër në Shqipëri do të fillojë funksionimi i skemës së re të pensioneve, e cila do tu japë mundësi kontribuuesve të marrin dy përfitime në kohën e daljes në pension. Dje gjatë seancës parlamentare Ministri i Financave, Ridvan Bode, u bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës të ulen për diskutime dhe brenda dy muajsh të votojnë reformën, duke bërë të mundur funksionimin e sistemit të ri të pensioneve. Ministri i Financave këmbëngul në bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për këtë reformë, sepse zakonisht këto zgjatin nga 15 deri në 35 vjet. Duke pasur parasysh se ministri theksoi se drafti është gati pas konsultimeve që janë bërë me përfaqësuesit e Bankës Botërore, sistemi i ri do tu ofrojë përfituesve të tij dy masa pensioni, nga të cilat e para do të jetë nga skema publike dhe dyta nga skema private, që do të administrojë një pjesë të kontributit. Sistemi i ri, që pritet të aplikohet edhe në Shqipëri, quhet shumëkolonësh dhe është i përbërë nga katër kolona. Kolona e parë është quajtur “kolona zero” dhe në të parashikohet të përfshihen të gjithë të moshuarit, pavarësisht nëse kontribuojnë apo jo. Në disa vende kjo shtyllë aplikohet vetëm për të moshuarit e varfër dhe në disa të tjera për të gjithë të moshuarit mbi një moshe të caktuar. Qëllimi i kësaj kolone është të ofrojë një nivel të ardhurash bazë për të gjithë të moshuarit, duke u siguruar atyre minimumin jetik, pavarësisht nëse nuk e kanë vjetërsinë e nevojshme në punë për të përfituar pension. Ndërkohë, sa u përket kolonave të tjera, është parashikuar që një pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga skema publike "pay as you go" (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis brezave), e cila do të garantojë një pension bazë, ndërsa pjesa tjetër do të administrohet nga kompani private, që do të zgjidhen nga shteti në bazë të legjislacionit që do të miratohet. Këto kompani, në bazë të ligjit, do ti investojnë këto fonde në tregun financiar për të bërë të mundur rritjen e masës së parave të kontributeve. Këto para të paguara si kontribut i detyrueshëm së bashku me fitimin e realizuar ndër vite nga investimi i tyre do të jepen në formën e pensionit kur mbushet mosha e daljes në pension. Pra, pensioni që do të përfitohet do të jetë i përbërë nga një pension bazë i garantuar nga skema publike "pay as you go" dhe nga një pjesë tjetër, që do të paguhet nga kompanitë mbi bazën e kontributeve që janë paguar ndër vite. Gjithashtu ekzistojnë dhe fonde pensioni private, të cilat do të jenë të përfshira në kolonën e tretë, që janë tërësisht private dhe nuk janë të detyrueshme, por janë në zgjedhjen personale.
Kolona e parë
Kolona e parë kryesisht garanton mbrojtjen e të moshuarve nga varfëria. Kjo kolonë është e detyrueshme dhe në administrim tërësisht shtetëror dhe është pjesë e funksionit rishpërndarës të shtetit, pra është modeli që aplikohet në Shqipëri "pay as you go". Kjo skemë quhet “marrëdhënie brezash”, pasi kontribuesit aktualë paguajnë për të marrë përfitime ata qytetarë që janë aktualisht në pension. Kjo quhet një skemë e sigurt, megjithëse thuhet se përfitimet që marrin qytetarët prej saj janë të ulëta në raport me ato të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Duke i bërë një analizë, sistemi aktual i pensioneve në Shqipëri është shumë kompleks, me shumë privilegje të ndryshme speciale dhe për këtë arsye është i vështirë për tu administruar.
Kolona e dytë
Kolona e dytë mundëson zgjedhjen individuale për një shpërndarje për gjithë jetën të konsumit të parave. Kjo kolonë është ndërthurje mes skemës private dhe asaj publike të pensioneve dhe bazohet mbi kapitalizmin apo rishpërndarjen, por duhet të jetë qartazi e ndarë nga kolona e parë. Sipas kësaj skeme, një pjesë e kontributit të detyrueshëm do të administrohet nga skema publike "pay as you go" (skema aktuale e bazuar në solidaritetin midis brezave), e cila do të garantojë një pension bazë, ndërsa pjesa tjetër do të administrohet nga kompani private, që do të zgjidhen nga shteti në bazë të legjislacionit që do të miratohet. Këto kompani paratë e paguara si kontribut i detyrueshëm së bashku me fitimin e realizuar ndër vite do ti japin në formën e pensionit kur mbushet mosha e daljes në pension.
Kolona e tretë
Kolona e tretë është tërësisht private dhe bazohet mbi kapitalizmin fakultativ sipas zgjedhjeve të individëve. Kjo do të thotë se të gjithë personat që dëshirojnë të përfitojnë pensione më të larta se normalja mund të bëhen pjesë e këtyre skemave. Kjo kolonë e tretë, që do të jetë në fuqi pas reformave të bëra, është ajo që funksion aktualisht në vendin tonë, pra skema e pensioneve private. Kjo do të thotë se qytetarët janë të lirë për të derdhur kontribute në këtë skemë, e cila është krejt e pavarur, pra nuk kontrollohet nga shteti. Aktualisht janë tri institucione që ofrojnë pensione suplementare për të gjithë personat që kanë derdhur kontribute në arkat e tyre. Këto skema në krahasim me atë aktuale ofrojnë së pari dalje në pension në moshë më të re nga sa është miratuar.
Përfituesit nuk preken nga ndryshimet
Asnjë prej pensionistëve që përfiton aktualisht pension nuk do të cenohet nga skema e re që pritet të aplikohet në vendin tonë. Duke qenë se është parashikuar se do të jenë moshat e reja ato që do të futen në sistemin e ri, prej pensionistëve aktual nuk duhet të shqetësohet se mund tu cenohen përfitimet e tyre. Parashikohet që në reformë të përcaktohet një vit lindjeje dhe të gjithë personat pas atij viti do të përfshihen në skemën e re të sigurimeve shoqërore. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë se Financave, aplikimi i sistemeve të reja synon përmirësimin e marrëdhënieve financiare të të rinjve që do të përfshihen në këto skema. Qëllimi kryesor i reformës është krijimi i një skeme që do të mund të mbajë veten me financime duke ulur në maksimum barrën mbi buxhetin e shtetit, i cili e financon në shuma të konsiderueshme atë. Synimi tjetër është nxitja e të punësuarve që të kontribuojnë sa më shumë në skemë, si dhe rritja e përfitimeve të tyre në kohën që do të marrin pensionin në raport me të ardhurat që derdhin gjatë viteve që janë në punë. Një ndër problemet e skemës aktuale, sipas specialistëve, është dekurajimi i të punësuarve për të kontribuuar. Të punësuarit kanë paga me diferenca të larta midis njëri-tjetrit, duke derdhur në skemë shuma të ndryshme kontributesh. Kur vjen koha e daljes në pension, shuma që përfiton secili është përafërsisht e njëjtë, pavarësisht kontributit të derdhur.
Pensionet alternative, si funksion skema aktuale
Krahas pensionit të plotë pleqërisë, i cili sigurohet pasi mbushet mosha e daljes në pension dhe me minimumi 35 vjet të siguruar, ligji njeh të paktën edhe dy lloje pensionesh të tjera. I pari është pensioni i pjesshëm i pleqërisë dhe i dyti pensioni i reduktuar i pleqërisë, që mund të përfitohen duke përmbushur disa kushte specifike të parashikuara në ligj dhe udhëzime. Sipas ligjit, pension të pjesshëm pleqërie përfitojnë të gjithë ata që kanë mbushur moshën e daljes në pension duke përfituar pension të plotë, por qe nuk mund ta marrin atë për shkak të viteve të pamjaftueshme të punës. Ky lloj pensioni vlen për të gjithë ata që minimalisht kanë 15 dhe maksimumi 35 vjet punë. Aktualisht mosha limit e përfitimit për gratë është 60 vjeç, ndërsa për burrat është 65 vjeç. Në këto kushte, qytetari aplikon për pension të pjesshëm pleqërie duke përfituar vërtet pension të plotë, por merr për aq vjet sa ka derdhur kontribute. Masa e pensionit të pjesshëm të pleqërisë caktohet si pjesë e pensionit të plotë të pleqërisë dhe llogaritet duke shumëzuar shumën e pensionit të plotë me kohën e periudhës së sigurimit. Pensioni i reduktuar i pleqërisë, nga ana tjetër, funksionin sipas një logjike tjetër. Kushti themelor është që qytetari të ketë mbushur minimumi 35 vjet punë. Mosha kur lind e drejta për të përfituar është 62 vjeç për burrat dhe 57 vjeç për gratë. Sipas ligjit, pensioni i plotë i pleqërisë reduktohet me 0.6 për qind për çdo muaj të dalë në pension para afatit të moshës të përcaktuar në ligj.
Bode: Opozita të votojë reformën e sigurimeve shoqërore
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ftoi dje opozitën të ulen së bashku në një tryezë politike dhe ekspertësh për të kryer një reformë të sistemit të pensioneve me qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe funksional. “Skema e pensioneve në Shqipëri kërkon 2/3 e votave dhe ka përbërë pikë debati e kërkese nga mazhoranca kur mendoi për krijimin e projektligjit dhe reformës së thellë. Pati ekspertizë, punë dhe angazhim për tre vjet. Në vitin 2007 kjo reformë ishte përgatitur dhe iu kërkua bankës të ndërmjetësonte mirëkuptim me opozitën për të nxjerrë pensionet e shqiptarëve nga debati i premtimeve apo angazhimeve politike, për ta konsideruar atë si një fond publik të atyre që kontribuojnë sot për të përfituar pension nesër”, - u shpreh Bode. Sipas tij, kjo nuk u pranua nga ana e opozitës. “Zotërinj, nëse e kemi me gjithë mend, u ftoj që nesër të ulemi për të përgatitur në mënyrë të përbashkët reformën e pensioneve për të krijuar sistem të qëndrueshëm e funksional”, - tha Bode. Reagimi i Ministrit të Financave erdhi pas akuzave të bëra nga opozita për dështimin e skemës së sigurimeve shoqërore. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj i kërkoi qeverisë të sillte një ligj të plotë, i cili të diskutohet me ekspertët e të gjitha palëve, për të marrë më pas edhe votën e opozitës në Kuvend.