Konkurrimi për maturantët e vjetër
10/02/2012 Provimet e maturës 2012. Javën e ardhshme shpallen formulari A-1, koeficientët e plotë
Kush do të ndërrojë degën e studimeve të larta, duhet të çregjistrohet deri më 15 shkurt
Rezultatet e arritura nga kandidatët e maturës 2006-2011 mund të përdoren për të konkurruar sërish gjatë këtij viti, por duke plotësuar një sërë kushtesh të përcaktuara në rregulloren e maturës 2012, që është miratuar vetëm tri ditë më parë. Konkretisht, rregullorja specifikon se lejohen të aplikojnë për pranimet në institucionet e arsimit të lartë publik bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të maturës, nëse kandidatët nuk janë shpallur fitues, vërtetuar kjo nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, si dhe kur janë shpallur fitues, por nuk janë regjistruar në asnjë fakultete publik. Një tjetër mundësi konkurrimi do t’u jepet edhe atyre kandidatëve që janë regjistruar, por që për arsye të ndryshme nuk e pëlqejnë lëndën, ose nuk e kanë frekuentuar atë. Për të marrë pjesë në këtë garë, këta kandidatë duhet që të bëjnë çregjistrimet nga dega përkatëse, ku vijojnë studimet brenda afatit të përcaktuar, që është data 15 shkurt. “Mund të aplikojnë edhe maturantët që janë shpallur fitues dhe janë çregjistruar gjatë vitit të parë akademik deri më datën 15 shkurt, vërtetuar nga AKP-ja dhe dekanatet përkatëse”, - specifikohet në nenin 25 të rregullores së maturës. Më tej rregullorja detajon se kandidatët nuk lejohen të japin provimet me zgjedhje të detyruar nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se një herë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012. Në rastet kur lënda rezultati i së cilës kërkohet të mbartet nuk gjendet në listën e lëndëve me zgjedhje të detyruar të këtij viti, për llogaritjen e pikëve të tyre do të merret koeficienti 1.
Koeficientet dhe formularët A-1 e A-1Z.
Në udhëzimin e shpallur pak kohë më parë nga Ministria e Arsimit mbi procedurën e testimeve të provimeve të maturës janë përcaktuar edhe koeficientet me të cilët do të vlerësohen profilet e shkollave të mesme, si dhe koeficientet që fakultetet do të përcaktojnë për lëndët me zgjedhje. Koeficientet për profilet e shkollave të mesme do të jenë 5 në total, duke nisur nga 1 në 1.1, 1.2, 1.3, dhe 1.4. Po kaq do të jenë edhe koeficientët që fakultetet do të përcaktojnë për lëndët me zgjedhje. Gjatë javës së ardhshme MASH do të publikojë dy formularët A-1 dhe A-1Z, në të cilët maturantët do të listojnë lëndët me zgjedhje që do të japin provim në mbyllje të muajit qershor. Formularët dhe udhëzuesit e plotësimit bëhet me dije se janë gati. Këtë vit maturantët mund të zgjedhin për të dhënë si testime me zgjedhje dy ose më shumë lëndë, nga 38 lëndët që janë renditur në përmbajtje të tyre.
Neni 25
1. Kandidatët e maturës 2006-2011 lejohen të aplikojnë për pranimet në institucionet e arsimit të lartë publik (IALP) bazuar në rezultatet e viteve të mëparshme të maturës nëse:
a) nuk janë shpallur fitues, vërtetuar kjo nga AKP-ja;
b) janë shpallur fitues dhe nuk janë regjistruar, vërtetuar nga AKP-ja;
c) janë shpallur fitues dhe janë regjistruar gjatë vitit të parë akademik deri më datën 15 shkurt, vërtetuar nga AKP-ja dhe dekanatet përkatëse.