Autoriteti i Ushqimit: Shitja e bukës të bëhet në qese letre
Tiranë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka bërë thirrje prodhesve të bukës, që buka të mos shitet më në qese plastike, por duhet të aballazhohet në qese letër.
Drejtorët e Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe prodhues të bukës gjatë një takimi të zhvilluar sot në kryeqytet kanë diskuatuar për rritjen e kontrollit ndaj subjekteve prodhuese të bukës lidhur me çmimin dhe peshën.
Ndërsa prodhuesit kanë kërkuar që furrat e paliçensuara të mbyllen, si dhe të ushtrohet kontroll ndaj dyqaneve që e tregëtojnë atë.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Genc Juka u shpreh se do të ushtrohen kotrolle edhe mbi higjenën dhe normat teknike, pasi sipas tij edhe prerja e bukës në makineri është jo higjenike.
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan, buka shitet ende me qese plastike Elbasan Qeset plastike përbëjnë sot rreth 95 % të...
- Marrëveshja AMK – AKU, konsumatorët më të mbrojtur TIRANË – Bashkia e Tiranës nënshkroi sot Memorandumin e Bashkëpunimit...
- Gjëndet e pajetë foshnja buzë lumit, ishte futur në qese Fier- Një foshnjë mashkull i sapolindur është gjetur i vdekur nga...