92.5 e shqiptareve sbesojne te njeri-tjetri. SHBA Besimi baza e demokracise

Trendi i besimit në Shqipëri pëson rënie vitet e fundit. 92.5% e shqiptarëve nuk kanë besim tek njeri-tjetri. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Sipas sondazhit të IDN, besueshmëria tek sistemi i drejtësisë është ulur ndjeshëm.
Ndërkohë që ajo që bie në sy është se përkrahë një përqindje të lartë të mosbesimit të shqiptarëve tek njeri-tjetri, besimi tek institucionet e tjera është më i lartë. Rreth 65% e shqiptarëve besojnë tek policia, 58% tek qeveria dhe 45% tek Parlamenti.
Të parë në një tjetër këndvështrim, shqiptarët pozicionohen edhe kundër bojkotit dhe grevave të paligjshme. Të dhënat më të fundit nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim tregojnë se 71.2% e shqiptarëve nuk do të merrnin kurrë pjesë dhe nuk do të pranonin një bojkot të institucioneve, ndërsa 5.6 % e tyre poziciohen pro bojkotit. Vetëm 23.2% lënë të hapur mundësinë për të pranuar bojkotet dhe grevat e paligjshme.
Të dhënat e IDN, tregojnë se është rritur numri i personave që anëtarësohen në partitë politike. Në vitin 2002 vetëm 14.5% e shqiptarëve ishin pjesë e një force politike, ndërsa në vitin 2009 ku numër është rritur në 24.5% .
“Besimi social është një element thelbësor i demokracisë së shoqërisë dhe përparimit të një vendi prandaj duhet përpjekje e bashkërenduar e të gjithë aktorëve për të ndihmuar Shqipërinë të përmbush aspiratat e saj”-shprehet Zv/ambasadorja amerikane, Deborah Jones.
Në përmbledhjen e këtij studimi ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kancelarive diplomatike në Tiranë nga SHBA, OSBE, BE dhe Gjermania.
Erjon Ajazi