E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy Te braktisesh euron eshte nje cmenduri

Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se do të ishte "çmenduri" për një komb që ishte anëtar i euro për të  braktisur  monedhën e vetme e Europës. Sipas presidentit Francez një hap i tillë do të rrisë menjehëre vlerën e përgjithshme të borxheve të atij vendi.

“Kjo është çmenduri. Kjo është krejtësisht pa kuptim," u shpreh Sarkozy. Gjatë një konference për shtyp, kreu i pallatit Elize u shpreh se Franca mbetet e angazhuar për të mbrojtur euron dhe do të ndihmojë në përpjekjet e saj me sfidën e borxheve.

"Më lejoni t'ju kujtoj se Franca mbetet e angazhuar për një borxh prej 1.500 miliardë euro. Nëse Franca, apo ndonjë vend tjetër do të largohet nga Eurozona, monedha vendase do të zhvlerësohej, por borxhi do të mbetet i shprehur në euro. Kështu, pas daljes nga euro do të dyfishohen apo trefishohen borxhet e vendit”-tha Sarkozy.

Ai konfirmoi se bankat  franceze do ta ndihmojnë Greqinë duke u dhënë 30 vjet kohë për të paguar borxhet e tyre. Sipas  të përditshmes Figaro bankat janë të gatshme t’i japin sërish hua Greqisë rreth 70 % të shumës që ajo ka borxh.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›