Bie prioriteti i kandidatëve gjermanë në tregun e punës ndaj punonjësve të kualifikuar nga jashtë

Koncepti i ministres se Punes eshte: Punonjesit e kualifikuar ne te ardhmen duhet ta kene me te lehte per te ardhur ne Gjermani. Von der Leyen do t'i reduktoje pengesat burokratike. Pengese eshte i ashtuquajturi kontroll prioriteti, qe do te thote, vetem nese nuk ka punonjes ne Gjermani, apo ne BE, qe te mund te punojne ne kete vend pune, mund te vije nje specialist i kerkuar, per shembull nga India.
Mirepritet nga ekonomia
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Nevoje per punonjes te kualifikuar
Ekonomia e ka pritur prej kohesh kete iniciative prej Ministrise se Punes. Achim Dercks, nga dhoma gjermane e Industrise dhe Tregtise thote: "Eshte e qarte mungesa e punonjesve te specializuar ne profesionet teknike. Inxhiniere ne thuajse te gjitha deget, specialiste IT dhe teknike pa diplome jane te nevojshem." Edhe ne mjekesi ka mungesa - edhe ketu ka pak punonjes, koalicioni do ta ndryshoje shpejt rregullin e shqyrtimit te prioriteteve.
As CSU nuk kundershton
Edhe partia konservatore CSU eshte tani e gatshme per bisedime. Politikani i CSU Hans-Peter Friedrich thote: "Neqoftese mbahet brenda kufijve te dispozitave ligjore, qe ekzistojne, neqoftese jane shfrytezuar dhe funksionojne, ne nuk kemi asgje kunder."
Ministrja e Punes do te paraqese tani nje liste me profesione veçanerisht te kerkuara. Neqoftese çdo gje shkon pa probleme, dispozitat e reja mund te zbatohen ne pranveren e ardhshme.
Autor: Axel John
Redaktoi: Angjelina Verbica