E Diel, 1 Nëntor 2026

97 vjet Polici e Shtetit, qeveria jep 297 makina

Policia e Shtetit mbush plotë nëntëdhjetë e shtatë vjet aktivitet në vendin tonë. Por ndryshe nga vitet e tjera ky përvjetor është shënuar në një mënyre tjetër. Qeveria shqiptare u ka dhuruar uniformave blu 297 automjete. Këto automjete do të përdoren vetëm për patrullat e policisë. 100 prej tyre do të hyjnë në funksion të policisë rrugore, ndërsa të tjerat do të përdoren nga patrullat e policisë, në mënyrë që të ndikohet sa më shumë në luftën kunder krimit të organizuar.
Ndërkohe mësohet se këtë vit, nuk do të ketë një ceremoni për nder të 97 vjetorit sepse Policia e Shtetit ka vendosur të solidarizohet me banorët e përmbytur në veriun e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›