99-shat me një armik të ri në horizont, teologun e konfliktit Gjinushi
Megjithëse vetëm para pak kohësh shpalli objektivin e vet paradoksal për lindjen e një force të re politike që do të shërbejë si një njësi satelite e PS, Erion Veliaj po përpiqet të fitojë audiencë mediatike, duke rënë pre e ideve të tij të yshtura konspirative. Në këtë drejtim, njëri prej anëtarëve të grupimit G 99, Erion Veliaj i vetëshpallur si kryetar i një lëvizjeje politike që ende nuk dihet nëse ekziston apo do të ekzistojë në të ardhmen, ka filluar me programacionin e tij të cunguar politik dhe me mugesë të theksuar ndaj parimeve dhe idealeve politike në mënyrën e demonstrimit dhe të zhvillimit të tyre. Duke u konsideruar si një ish-Mjaftist! dhe aktualisht një anëtarë i 99-ave, Erioni po përpiqet që në zgjedhjet e ardhshme të 2009-s, të krijojë binomin me PS, si një aleancë majtistësh dhe me doktrinë ekstreme populiste. Ata kanë hedhur alarmin se do t’u shpallin luftë të gjitha grupimeve politike në Shqipëri, por jo nëpërmjet deklaratave mediatike dhe me mbledhje të hapura të krysisë së grupimit të tyre, por në mënyrë të fshehtë duke u veshur me petkun e masonërisë, në mënyrë që programi i skandalesk dhe pa pikën e bindjes së përfaqësimit politik, por thjesht për faktin se Edvini dhe Erioni janë të etur për pushtet, janë të etur për qeverisje. Kësisoj, llomotitjet pa teklif të Edvinit dhe Erionit sa në turin dialog me Shqipërinë ashtu edhe nëpër media të ndryshme, të bëjnë të mendosh se një aleancë ekstremiste është në krijim e sipër, ndërmjet dy të binjakëzuarve politikisht, gje që mund të shkaktojë xhelozi tek teologu i konfliktit, Gjinushi, i cili mund të mos pajtohet me qëndrimin e Edvinit pro Erionit dhe kështu që ka filluar pregatitjet për tu hedhur në sulm ndaj tyre. Kjo lëvizje politike, megjithëse pa program dhe pa orientim konkret, e ka bërë Erionit që të fillojë mësymjen dhe të aludojë se janë duke i ndërhyrë në punët sekrete të lëvizjes së tij dhe se eksponentë nga grupimet e ndryshme partiake kryesisht nga partia e Gjinushit po dekonspirojnë strukturën e lëvizjes. Kësisoj, gjatë ditëve në vijim pritet që Gjinushi dhe Erioni të shpallin mësymjen ndaj njëri tjetrit dhe teksa Edvini do ti sodisë nga lart dhe do të kryqëzojë më të dobtin.