E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparimi drejt reformave, siguri për marrjen e ftesës në NATO

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një proces në vijimësi dhe i pandalshëm njëkohësisht. Realizimi i reformave në sektorë jetikë të shtetit, forcimi i shtetit ligjor dhe bashkëpunimi i forcave politike në dobi të konkretizimit të fateve të vendit në realizimin e aspiratave integruese në NATO dhe BE, bëjnë të mundur gatishmërinë e vendit tonë për të pritur ftesën e anëtarësimit në aleancën veri-atlantike, gjatë samiti të Bukureshtit në muajin prill. Megjithëse ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga ana e përfaqësuesve të Aleancës, për anëtarësimin e vendeve të kartës së adriatikut, gjithsesi pritet që gjatë ditëve në vazhdim vendet anëtare të NATO-s, të ftojnë Shqipërinë se bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë, për t’iu bashkangjitur aleancës. Këtë fakt e ka pohuar edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ku nëpërmjet një deklarate për shtyp ka shprehur se ende vendet e aleate të NATO-s, nuk kanë marrë një vendim për të ardhmen e Shqipërisë në aleancë, por gjithsesi pritet që gjatë samitit të Bukureshtit të formalizohet gjithçka dhe vendi ynë të ftohet për tu anëtarësuar në NATO. Ambasada ve në dukje se që të merret një vendim për anëtarësimin e një vendi në aleancë, në rastin konkret Shqipëria, duhet që të 26 aleatët e NATO-s, të jenë të një mendje. “Kohët e fundit, kemi vënë re përparim domethënës në përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATO-s, siç janë përvijuar në Planin e Veprimit për Anëtarësim”, thekson ambasades amerikane në Tiranë. Megjithatë një numër domethënës reformash, specifikisht në fushat e reformës zgjedhore dhe gjyqësore, mbeten në realizimin e sipër dhe pritet që të ecet më përparim progresist drejt plotësimit të standarteve në mënyrë që Shqipëria të konsiderohet si një kandidatja më e fortë e mundëshme për tu ftuar në aleancë, ftesë e cila pritet të vijë gjatë samitit të Bukureshtit në Rumani. Ambasada e SHBA-së, ka vlerësuar edhe qëndrimin e përbashkët e të përmirësuar të bashkëpunimit bipartizan, e evidentuar kryesisht në miratimin unanimisht të një rezolute të paraqitur nga opozita në mbështetje të reformave për të përmbushur kriteret e NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›