E Shtunë, 31 Tetor 2026

99-vjeçari ndan gruan për tradhti

ROME-Bashkëshortët italianë do të bëhen së shpejti çifti më i vjetër që është ndarë në botë pasi 99-vjeçari i quajtur si Antonio K, zbuloi se bashkëshortja e tij Rosa (96-vjeçare) ka pasur një lidhje jashtë martesore në vitet ‘40 të shekullit të shkuar.

Antonio në prag të Krishtlindjeve kishte pastruar dollapin dhe aty kishte zbuluar tradhtinë e vjetër 70 vjeçare. Në një sirtar gjeti letrat që Rosa ia kishte shkruar dashnorit. Menjëherë pas kësaj , Antonio vendosi t’i japë fund martesës së tij 77 vjeçare me Rosën.

Rosa pranoi se e kishte tradhtuar, por nuk mundi ta bindte bashkëshortin që të hiqte dorë nga shkurorëzimi.

(d.b/Koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›