Topi: President me konsensus, pas 4 muajsh në politikë
Bamir Topi përjashton çdo mundësi për rikthim në PD, ndërsa lajmëroi se pas 4 muajsh do të jetë aktiv në politikën shqiptare. Z.Topi hodhi akuza ndaj disa individëve të hyrë rishtazi në PD, që nuk i lidh asgjë me këtë parti, për agresivitet të sulmeve ndaj tij. Kreu i shtetit, Bamir Topi iu kundërpërgjigj mbrëmë, kritikave të kandidatit për President Fatos Nano, për mungesë të ushtrimit të detyrave në ngjarjen e 21 janarit, duke thënë se me këtë mënyrë ai kërkon të fitojë mbështetjen e Berishës. I ftuar në emisionin “Top Story”, z.Topi mohoi mundësinë e një rikandidimi në këtë post, ndërsa tha se nuk do të përfshihet në politikë derisa të mbyllë mandatin e presidentit. Z.Topi foli edhe për çështjen e mbetur pezull të nënkryetarit të ri të KLD-së, duke kritikuar qëndrimin e PD-së për zgjedhjen e tij nga presidenti i ri. Topi bëri të qartë se vendin vakant në KLD do ta plotësojë vetë ai gjatë këtij mandati, pasi sipas tij, këtë të drejtë ia jep Kushtetuta.
Z. President, ju sapo jeni kthyer nga një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku Shqipëria ende nuk ka një ambasador. Keni ju përgjegjësi?
Në mënyrë absolute, asnjë përgjegjësi. Çdo propozim sipas ligjit dhe Kushtetutës, vjen nga kryeministri, dhe pasi kalon filtrin parlamentar, vjen për t’u dekretuar nga presidenti. Pas dorëheqjes së z.Mazi, rreth një viti më parë, nuk ka ende asnjë propozim në tryezën time. Nuk ka iniciativë. Dhe sigurisht, të lësh vendin pa përfaqësim në Londër, është një mungesë përgjegjësie, nëse Britania e madhe e zëvendësoi menjëherë ambasadorin duke i dhënë përparësi Shqipërisë. Ka një emër konkret të përgjegjësisë, që pa dyshim është kryeministri.
Ish-kryeministri Nano, bëri disa kritika ndaj jush për mosushtrimin e detyrave tuaja si president gjatë 21 janarit. Cila është përgjigjja juaj?
Kur ma thanë ditë më parë, mendova se z.Nano e kishte fjalën për 14 shtatorin. Por e kuptoj se prononcimi i tij lidhet me një pragmatizëm konkret. Ndjej natyrisht, një lloj keqardhjeje, sepse ai s’ka bërë gjë tjetër veçse ka perifrazuar gjuhën e Berishës, duke dashur që të jetë tërheqës për të marrë mbështetjen e tij. Por do t’i kujtoja Nanos se nëse ka qenë në Shqipëri ose jashtë, uroj të ketë ndjekur rolin e presidentit. Po e përsëris, më datë 20 janar unë kam organizuar në mbrëmje një darkë me trupin diplomatik dhe duke parë se klima politike ishte shumë e tensionuar, po t’i referoheni atij momenti, unë kam dalë nga teksti i shkruar dhe kam bërë një apel për atë çast, duke u kujtuar forcave politike, që në kushte tensioni u kam bërë thirrje për maturi, qetësi e bashkëpunim. Ky apel shkoi në vesh të shurdhër. Dhe të nesërmen, më 21 janar ndodhi ajo që ndodhi. Presidenti ka zbatuar në mënyrë të përpiktë dhe në ekuilibër të plotë situatën që u krijua nga tensioni i klasës politike, sepse me këto personazhe e përgatisin një situatë të tillë. Natyrisht, përgjegjësinë kushtetuese do ta keni nga presidenti, nga njerëzit që mbulojnë institucionet kushtetuese. Keta njerëz në 2011-2012 duhet të punojnë më shumë me kokë sesa me këmbë, duhet të kenë sensin e dialogut dhe jo të tensionimit. Presidenti ka dhënë apelet e duhura. Një njeri që synon presidencën si z.Nano, duhet ta bëjë në sensin e duhur, qoftë Nano apo kushdo konkurrent tjetër. Gjithsesi, do t’i uroja që këtë garë ta përballojë me dinjitet.
Ju po thoni se duke ju katapultuar, Nano synon mbështetjen e Berishës?
Natyrisht, por nuk dua të interferoj në ambiciet e askujt. E kam thënë, që nuk do të rikandidoj, por më intereson procesi kushtetues. Por do të jepja një këshillë për balancimin e institucioneve, sepse po t’i referohemi asaj që ka ndodhur në 2008-ën, është një çorbë që e kanë gatuar dy individë, njëri në krye të opozitës dhe tjetri në krye të qeverisë, duke bërë ndryshime kushtetuese për të dominuar çdo lloj pushteti. Pra, nëse ne nuk do të bënim ndryshime kushtetuese të pamenduara sigurisht që nuk do të binim në këto gabime. Presidenti zgjidhej me 84 vota, tani e kanë bërë me 71 vota.
Atëherë, zgjedhja juaj ishte më e lehtë krahasuar me sot?
Zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet për interes të një individi apo një grupi të caktuar, sepse nga presidenti varet balanca e institucioneve, si SHISH, KLD etj.
Pra, një president i zgjedhur nga PD prish balancat?
Nuk mund ta cilësoja asnjëherë, pasi unë jam zgjedhur nga PD-ja por unë zgjodha një frymë që shkonte përtej të PD-së apo mazhorancës. Vota me 3/5 ishte një konsensus në mos absolut të paktën relativ. Jam, që një politikan duhet të vihet në krye të shtetit, pa përjashtuar një akademik, por mënyra se si është konceptuar ky proces, përmes presioneve, trysnive publike, nëpërmjet mediave, pra kjo që nuk kërkon një mjedis publik.
Nano tha se nuk është penduar për votën për ju në 2007-ën. I jeni mirënjohës?
Natyrisht. Unë mirënjohjen e konsideroj virtyt dhe unë u jam mirënjohës të gjithëve atyre që votuan presidentin kushtetues.
Pse nuk ka një gjallëri politike si 5 vjet më parë?
Kur nuk e dini ju analistët si mund ta dijë presidenti. Ndoshta ka të bëjë me koalicionet, dhe se sjell nevojën që faktori politik e ka të nevojshme që të futet në frymën e një dialogu për një president konsensual, dhe që presidenti të jetë simbol i popullit. Ndërsa në procedurë nuk ka shanse të shmangesh nga ajo kushtetuese, në të kundërt ato kundërshtohen.
Në ç’kuptim e thoni?
Referuar rastit të zgjedhjes së presidentit në Kosovë. Duhet zgjedhur një frymë kushtetuese, procedura është shumë rigoroze.
Ju mendoni se seanca duhet të ketë koorumin?
Unë jam për një president të zgjidhet përmes një fryme konsensuale, që t’i përfaqësoje të gjithë dhe më pas të zgjedhin procedurën që normalisht është më e lehta. Po do të isha për një president si rezultat i një konsensusi.
Që mund të jetë Nano, Topalli...?
Jo, nuk futem në emra. Nuk jam pjesë e këtij procesi, nuk jam në parlament. Po të isha aty mund ta thosha hapur.
Doja t’ju pyesja për përplasjen mes jush dhe qeverisë për emërimin e disa ushtarakëve...
Antikushtetuese. Vetë e pranuan që bënë gabim kushtues. Tani e bëj unë apo presidenti tjetër, por gjërat janë të pastra në Kushtetutë.
Cili do të jetë misioni juaj në politikë?
Për të folur hapur, duhet të jesh shumë i ekuilibruar, shumë diplomatik. Unë shkova në presidencë me një përvojë. Unë ndjehem mirë për të bërë ç’është e mundur që në Shqipëri të ketë standarde të larta të funksionimit.
Kemi të bëjmë me zyrtarizimin e Aleancës Kuq e zi dhe partisë së re të qendrës së djathtë. Janë zhvillime pozitive?
Natyrisht që janë pozitive. Do të doja t’i jepja një këshillë medias që prej muajsh e etiketojnë partia e Topit. Gabim. Natyrisht, do të jem këtu, sikurse jam akuzuar më parë se pas AK ishte presidenti dhe koha vërtetoi që nuk isha unë. Koha do ta vërtetojë për ta gjetur vendin tim në një mjedis politik.
Po kur t’ju zgjedhin?
Nuk është e thënë. Një njeri që kërkon të kontribuojë për demokracinë, mund ta bëjë këtë edhe nga një funksion shumë i thjeshtë. Pastaj është tregu i politikës që i jep një vend apo e nxjerr jashtë tregut. Kush ka frikë nga konkurrenca? E keni parë debatin me historinë e partive të vogla? Ato janë parti politike dhe tentohet për t’ia zvogëluar hapësirat. Kanë marrë pamjen e diellit dhe satelitëve. Rregulli i politikës është respekt reciprok.
Sipas statutit të PD-së ju jeni dhe anëtar i PD-së…
Tashmë është një kapitull i mbyllur. Mezi pritën që të më largonin. Në karrierën time, asnjëherë nuk kam sulmuar më shumë se ata, me të cilët kam kaluar sfida të jashtëzakonshme. Dhe pjesa më e rëndë është se kur disa të ardhur nga preferencat e kryetarit, disa që nuk kanë asnjë lidhje më këtë formacion politik, por në bazë të preferencave, janë më agresivët. Natyrisht, i kuptoj gjërat. Dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë sqarohen gjërat.
Pra, ka pasur një aksion të qëllimshëm për t’ju larguar nga PD-ja?
Këtë do ta tregojë koha.
Pra, mbetet e pashmangshme që t’i ktheheni PD-së?
Sigurisht. Përderisa unë thashë se do të merrem me politikë, nuk do të jem si konsumator por si një politikan që ka një përvojë të gjatë në politikë. Kini durim. Koha kalon shumë shpejt dhe këtë do ta shikoni pas 4 muajsh.
Do të bëni të njëjtën gjë që bëri z.Moisiu me ju, do t’ia dorëzoni zyrën pasardhësit tuaj?
Patjetër që po, pavarësisht nga emri, pavarësisht nga kushtet që do të zgjidhet, atë ditë unë do të jem në zyrë, për ta uruar në detyrën e tij tepër fisnike si President i Republikës.
Berisha nuk e ka mbyllur derën e bashkëpunimit të formacioneve elektorale. Ju si e shikoni këtë?
Këtë interpretim të presidentit, ta lëmë në një kohë tjetër. Sepse sot do të thosha që nuk jam president.
Ju thoni që është kapitull i mbyllur rikthimi në PD, por a është i tillë dhe bashkëpunimi me PD-në?
E kanë mbyllur ata që janë nëpër zyrat e asaj partie, pasi askush nuk mund të zhbëjë të kaluarën, aq më shumë që PD-ja nuk është ajo e mëparshme, pasi ka demokratë të thjeshtë që kanë dhënë jetën për atë parti. Kemi dhënë të gjithë për të pasur atë performancë që vitet e fundit me keqardhje e them nuk e ka PD-ja, është futur në linja autoritare që është diktuar edhe nga ligjit zgjedhor. Sot deputetë nuk kanë kurajën të zgjidhen drejtpërdrejtë por sipas preferencave të kryetarit. Patjetër që sjell njerëz pa asnjë kontribut, servilë për të marrë një vend në listë, për të ngritur dorën sipas urdhrave.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)