Google, rrjet shoqëror për terroristët e penduar
SHBA - Gjigantët e teknologjisë dhe internetit, "Google", janë bërë pjesë e një projekti që mbështet krijimin e një rrjeti shoqëror për ish-terroristë dhe viktimat e tyre. Ishte vetë "Google" ai që prezantoi projektin dje, duke pretenduar se nisma do të shërbejë për të luftuar përhapjen e ekstremizmit dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit se gjithçka mund të zgjidhet nëpërmjet komunikimit.
Kompanisë me më shumë klikime në botë i lindi kjo ide pasi disa përdorues së saj e parashtruan atë në forume të ndryshme të bisedimeve në motorin e
kërkimit. Projekti do të shërbejë për të lidhur viktimat me terroristë të penduar, në mënyrë që të përballë këndvështrimin njerëzor të sulmeve të dhunshme të ndërmarra me këndvështrimin e agresorëve, të motivuar shpesh nga ideale politike apo fetare.
Sasha Havlicek, shefja ekzekutive e Institutit të Dialogut Strategjik u shpreh se: "Qëllimi është krijimi i një lëvizje globale kundër ekstremizmit. Ky do të jetë një rrjet i rëndësishëm për të përballur njerëz me pikëpamje krejtësisht të ndryshme në të gjithë botën". Nga ana e tij, Robert Orell, një ishneonazist suedez, i cili tashmë punon si drejtor i grupit kundër neonazismit, deklaroi: "Mua më ka shërbyer shumë debati për të kuptuar rrugën e duhur. Jam i sigurt se ky rrjet shoqëror do të ketë efekte të shkëlqyera".
(er.nu/GSH/BalkanWeb)