Në Mançester ka ankth, 600 policë për derbin
ANGLI - Derbi i së hënës është duke mbajtur në ankth një qytet të tërë. Në Mançester, përballja vendimtare e 30 prillit, mes Sitit dhe Junajtid, është një temë dite. Siti ka shansin të fitojë titullin pas 44 vitesh dhe lojtarët e drejtuar nga Mançini e dinë se janë përballë një misioni historik. I pari që ka dhënë sinjalin se është një "epokë ndryshimesh", është Mario Baloteli. Ai është parë në rrugët e qytetit me një look krejt të ri, me flokët e lënë si kreshtë në mes dhe të lyer tashmë me të bardhë. Në të njëjtën mënyrë ka qenë edhe vëllai i tij Enoch, ç'ka duket një zgjedhje vetëm për derbin e së hënës. "Një look që të fut frikën ai i Balotelit, që ndoshta e ka zgjedhur për të trembur kundërshtarët e Junajtid", shkruan The Sun. Italiani do të kthehet në dispozicion të Roberto Mançinit, por duket e vështirë që ai të luajë si titullar, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Arsenalin 2 javë më parë. Madje, trajnerit i Sitit mund të mos e marrë as në stol, duke i dhënë kështu një leksion të mirë sulmuesit.
Junajtid
Trajneri i Mançester Junajtid Aleks Ferguson ka kërkuar ta mbajë larg shqetësimeve të jetës së përditshme skuadrën e tij. Ai e ka çuar ekipin në jug të Uellsit, për 2 ditë stërvitje me bazë golfi dhe trajtime speciale në rezort. Sipas "Dayli Mail", tekniku skocez ka bërë të njëjtën gjë edhe për ndeshjen e së hënës ndaj Blekbërnit dy javë më parë, të cilën e fitoi 2-0. Por, nuk janë vetëm dy skuadrat që po përgatiten, por edhe policia. Për të siguruar derbin, janë angazhuar deri më tani 600 agjentë, një numër më i madh se në shkuarën. Në zonën përreth stadiumit "Etihad", është e ndaluar shitja e pijeve alkoolike, ndërkohë që të dehurit nuk do të lejohen të hyjnë ditën e ndeshjes.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)