A/ H1N1, konfirmohet 1 rast i ri në Shqipëri

Konfirmohet një rasti i ri me virusin A/H1N1 në vendin tonë.
Rasti i konfirmuar është një 19-vjeçar nga Tirana. Përgjigja e konfirmimit ka ardhur nga laboratori i Bukureshtit, në Rumani.
Deri tani janë konfirmuar zyrtarisht 31 raste të të prekurve me grip derri në Shqipëri.
Numri i mostrave të mbledhura në të gjithë vendin deri në datën 9 shtator është 662, ndërkohë që numri më i madh i tyre është marrë në Spitalin Infektiv (345 të tilla). Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit.
Rasti i parë i prekur me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua në 20 korrik, pas mbërritjes së rezultateve të analizave nga Laboratori i Referencës në Rumani. I prekuri ishte një student 20 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ishte paraqitur në Spitalin Infektiv pranë QSUT me shenja të gripit të zakonshëm. Ky rast, sipas specialistëve, nuk kishte lidhje epidemiologjike me vendet e prekura, apo kontakte me të sëmurë që mund të kenë ardhur nga jashtë.