E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 shtatori për shqiptarët, ish-ambasadori Tarifa: Si e përjetuam tragjedinë

Tetë vjet me parë, ndërsa Amerika u trondit fort nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, bota përjetoi ndryshim ende më të fortë. Plot 8 vjet më parë, Fatos Tarifa përfaqësonte Shqipërinë në një nga vendet padyshim më të rëndësishme në botë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përjetimi i parë pas këtij sulmi jo vetëm për ambasadën tonë në SHBA e cila ndodhej vetëm 1 km larg Pentagonit, por edhe reagimi i administratës amerikanë vjen në një rrëfim të ish-ambasadorit tonë në SHBA, Fatos Tarifa.
Sipas diplomatit Tarifa sulmi i 11 shtatorit ishte kurora e përplasjes së dy qytetërimeve. Atij progresiv dhe atij regresiv. Ndërkaq, z.Tarifa shpjegon sesi bota ndryshoi tërësisht si rezultat i këtij sulmi, u rrit siguria mes shteteve dhe bashkëpunimi mes tyre pa dyshim ndryshoi dukshëm.
Reagimi i qeverisë shqiptare asokohe pro politikave amerikanë u prit mjaft mirë nga politika, por edhe qytetarët amerikanë që në shumë raste kanë shprehur mirnjohje përmes një numri të pafund letrash të dërguara në ambasadë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›