E Shtunë, 31 Tetor 2026

A KEMI ZGJEDHJE TË LIRA NË SHQIPËRI?

Nga Ndini R. BARDHI
Populli shqiptar zhvillon zgjedhjet për udhëheqjen e vendit në katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet janë institucioni qendror i një forme demokratike qeverisjeje në Shqipëri, sepse në një vend demokratik si vendi ynë, autoriteti i qeverisë buron totalisht nga votëbesimi i të qeverisurve shqiptarë. Për dijeninë e të gjithëve, mekanizmi kryesor që e realizon këtë besim në autoritet shtetëror e qeverisës është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Zgjedhjet zhvillohen në të gjitha vendet demokratike të kohës sonë në Europë e në gjithë botën. Por jo të gjitha zgjedhjet janë të lira, të ndershme dhe demokratike. Ende në Shqipëri, në emër të demokracisë vazhdon mentaliteti i njëshit komunist apo monopartiak, qoftë edhe me emrin Parti Demokratike.
Zgjedhje zhvillohen edhe sot në këtë hapësirë pluraliste edhe nga diktaturat e krahut të djathtë, regjimet marksiste-leniniste dhe shtetet njëpartiake, që të përligjin sundimin e tyre. Në këtë drejtim ne shqiptarët e kemi eksperiencën e zgjedhjeve në sistemin komunist, për pesë dekada, se si bëheshin (votimet) në atë kohë. Në zgjedhje të tilla politike, për kujtesë e themi edhe njëherë në kohën e sotme demokratike, paraqitej vetëm një kandidat ose një liste kandidatësh, pa pasur asnjë alternativë tjetër zgjedhjeje apo konkurruese. Në ato zgjedhje paraqitej një numër kandidatësh më të zgjedhur e më të besuar të PPSH për çdo detyrë shtetërore, ku nëpërmjet diktatit të njëshit, kërcënimeve apo manipulimeve të partisë në pushtet zgjidhej vetëm kandidati për të cilin kishte dhënë pëlqimin qeveria komuniste. Në pamje të jashtme zgjedhjet ishin të drejta, parimore, jetike, sepse gjithçka ishte nën kontroll dhe diktat brenda partisë në pushtet, siç ishte PPSH. Këto zgjedhje nuk ishin aspak demokratike përveçse diktatoriale, sepse në qeverisje ishte njëshi me emrin parti e klasës punëtore.
Në antitezë me këto që thamë më sipër, lind e drejta e pyetjes për të ditur se kur mund të thuhet se zgjedhjet janë demokratike e aq më tepër në Shqipëri? Përgjigje shumë bindëse kanë dhënë demokracitë e vendeve shumë të zhvilluara, me një eksperiencë dyqindvjeçare si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Europës Perëndimore, të cilat kanë dhënë përcaktime bindëse dhe përcaktuese, në të cilat udhëheqësit e qeverisë zgjidhen nga shtetasit e tyre, që gëzojnë liri dhe të drejta të plota për ti votëbesuar, për ti kritikuar ata dhe qeverinë, në mënyrë publike në radio, televizione, faqet e gazetave të përditshme dhe, në të njëjtën kohë, në mënyrë të përgjegjshme parashtrojnë alternativa me interes për individin, shoqërinë dhe kombin. Kjo është shumë e rëndësishme dhe themelore për demokracinë edhe në Shqipëri.
Pra, këtë rol e luan  opozita si subjekt politik i një partie të caktuar, qoftë ajo e majtë, e djathtë e qendrës etj. Që të realizohen këto në demokraci, në këtë rast në Shqipëri, partitë dhe kandidatët e opozitës së sotme në radhë të parë duhet të gëzojnë lirinë e fjalës, të grumbullimit dhe të lëvizjes në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të shprehin haptazi kritikën e tyre ndaj qeverisë në pushtet dhe për të paraqitur para zgjedhësve (elektoratit) të tyre alternativa, programe, rrugëzgjidhje dhe në të njëjtën kohë prezantojnë kandidatët për deputetë të zonës përkatëse.
Por, duhet theksuar se në fushatën politike nuk mjafton vetëm lejimi i opozitës për të bërë fushatë propagandistike të zgjedhjeve dhe shpalljen e kandidatëve për deputetë. Gjatë zgjedhjeve, kur opozita nuk lejohet të përdorë në mënyrë të drejtë mjetet e informacionit si radio, televizioni publik shqiptar, mitingjet e organizuara prej saj shpërndahen dhe sabotohen qëllimisht nga shteti, policia, apo gazetat e saj censurohen, atëherë çdo gjë është antidemokratike. Partia e sotme Demokratike në pushtet mund të përfitojë nga pozita e saj, por duhet theksuar se rregullat dhe mënyra e zhvillimit të fushatës së sotme të zgjedhjeve duhet të jenë të drejta dhe jo manipuluese.
Zgjedhjet demokratike në Shqipëri janë një herë në katër vjet. Në vendin tonë demokratik që nga viti 1990 nuk zgjidhen më as diktatorë, as kryetarë shteti të përjetshëm. Në demokraci, zyrtarët e zgjedhur përgjigjen përpara popullit votëbesues dhe në periudha të caktuara periodike duhet të kthehen te zgjedhësit edhe një herë tjetër, për të kërkuar mandatin për ushtrimin e mëtejshëm katërvjeçar të detyrës, që nga kryeministri, ministri dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar. Kjo mënyrë, apo praktikë do të thotë se zyrtarët e vendit tonë demokratik mbas një qeverisjeje të kaluar edhe mund të mos zgjidhen në të ardhmen, që do të thotë se shkarkohen nga detyra qeverisëse e deritanishme.
Zgjedhjet demokratike janë gjithëpërfshirëse të popullit, pa dallim idesh, bindjesh dhe interesash të çfarëdoshme. E drejta e çdo shtetasi dhe i zgjedhësit duhet të jetë mjaft e gjerë, në mënyrë që pjesëmarrja në votime e shtresave të popullsisë me moshë të rritur e të pjekur të jetë sa më e madhe, me koncepte dhe kulturë bashkëkohore.
Në antipod me këtë, në rast se një qeveri e zgjedhur nga një grup i kufizuar zgjedhësish vjen në pushtet si fitimtare e pamerituar, kjo qeveri nuk është demokratike, sado demokratike në pamje të jashtme dhe sado demokratike në jetën e saj të brendshme.
Një nga dramat dhe padrejtësitë e mëdha të demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre viteve demokratike ka qenë dhe vazhdon ende mospërkrahja e komuniteteve apo grupeve, qofshin këto pakica raciale (romë, egjiptianë etj.), etnike apo fetare, ose shtresën e grave, për të fituar edhe këta qytetari të plotë dhe bashkë me të, edhe të drejtën për të votuar si gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë, dhe më tej, për tu zgjedhur në detyra shtetërore.
Zgjedhjet demokratike nuk janë vetëm institucioni i një forme demokratike qeverisjeje të re, por janë përcaktuese në jetën e popullit shqiptar në të ardhmen katërvjeçare e më tej, në perspektivë. Ato përcaktojnë udhëheqjen e vendit. Frenat e shtetit i mbajnë në dorë përfaqësuesit që janë zgjedhur nga populli, në këtë rast nga individi dhe populli shqiptar, të cilët do ti nënshtrohen ligjeve dhe kushtetutës së vendit tonë, Shqipërisë.
Të zgjedhurit e rinj dhe në vazhdim nuk do të jenë thjesht kukulla apo udhëheqës simbolikë, por burra shteti dhe të përgjegjshëm në detyrat e tyre qeverisëse ndaj popullit shqiptar që i votëbesoi.
Një moment shumë i rëndësishëm në demokraci është edhe etika demokratike, kultura dhe vlerat njerëzore e çdo njeriu (shqiptari), që do të thotë se demokracia lulëzon mbi bazën e sinqeritetit (çiltërsisë) dhe të dhënies llogari për gjithçka e sidomos në momentin tepër të rëndësishëm, aktit të votimit. Që zgjedhjet të jenë të lira dhe që mundësia për manipulime të jetë sa më e vogël, duhet që votimi në një vend demokratik, sidomos në Shqipërinë problematike e zgjedhjeve të deritanishme që nga viti 1990, të jetë i fshehtë dhe i bindshëm për të gjithë qytetarët (shtetasit). Në të njëjtën kohë, ruajtja e kutisë së votimit dhe numërimi i votave duhet të bëhet sa më haptas, me qëllim që zgjedhësit të jenë të sigurt për saktësinë e rezultateve dhe që qeveria e ardhshme të dalë me të vërtetë nga votëbesimi i shumicës së tyre. Kjo është loja konkurruese e demokracisë: fiton ai (ajo) që fiton shumicën e votave.
Një nga fenomenet më të vështira për tu pranuar nga partitë politike në Shqipëri, sidomos në vendin tonë që ende vuan konceptin e së kaluarës komuniste të unit (njëshit) ku marrja e pushtetit është bërë me armë, është pranimi i fituesit dhe i humbësit, sidomos kur dalin në opozitë. Ky moment ka rëndësi jetike për demokracinë, sidomos në Shqipëri. Në thelb, kjo do të thotë se të gjitha palët në një vend vërtet demokratik siç është Shqipëria e sotme, janë të përkushtuara njëlloj për mbrojtjen e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, e cila është në provë dhe monitorim nga Komuniteti Europian, SHBA dhe ai botëror. Natyrisht, në garën konkurruese demokratike të rivalëve politik, PD, PS, LSI, PSD etj., nuk është e thënë që ta duan patjetër njëri-tjetrin, sepse antagonizmi i të kundërtave përbën promotorin e progresit shoqëror që do të thotë, fiton më e mira e dës

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›