E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nga shëndetësia falas e deri te dështimi i arsimit”, Haxhinasto: Premtimet e politikanëve nuk janë mbajtur!

Edmond Haxhinasto, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Qarkun e Elbasanit ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Në një rrëfim si kurrë më parë, Haxhinasto tregoi si e priti emrin e ndryshimit të partisë nga LSI në PL.

Ai tha se politika kërkon sakrifica dhe do përgjegjësi, teksa shtoi se në vendin tonë, politikanët nuk japin llogari për premtimet e pa realizuara.

Pjesë nga biseda:

Shikoni të njëjtin entuziasëm që kishte atëherë Partia e Lirisë, mendonit se do të ndryshonte edhe emri i partisë?

Haxhinasto: Në 2021 fituam 4 mandate, ndërkohë që partitë e tjera morën nga 3 mandate. Partia e Lirisë, siç e tregon edhe vetë emri, qëllimi i saj i përshtatet momentit politik. Fatkeqësisht, keqqeverisja ka arritur të reduktojë shumë lirinë e qytetarëve, në lirinë e zgjedhjeve, në lirinë për të bërë biznes, për të jetuar. Partia e Lirisë ka këtë dimension, të zgjedhë plagët më të mëdha që ka ky vend dhe kjo nuk nis nëse nuk ke lirinë e individit.

Si ishte në atë kohë, në 2009, kur përballeshit me socialistët që ju ishin bashkuar?

Haxhinasto: Meta iu kërkoi bashkëpunim socialistëve për të hyrë në zgjedhje dhe kjo u refuzua nga PS. Zgjedhja jonë ishte shumë e principtë dhe shumë e drejtë, sepse ndodhën shumë gjëra pozitive gjatë asaj qeverisje.

Kërkon sakrifica politika?

Haxhinasto: Po, kërkon shumë. E para ka të bëjë me realizimin e përgjegjësive, të mbash premtimet, të japësh llogari.

Japin llogari politikanët?

Haxhinasto: Duhet të japin llogari në thelbin e demokracisë. Nëse ndaj qytetarit, votuesit, ushtrohet presion, apo përdoren mënyra të tjera për t’i angazhuar ata me vullnet jo të lirë, këto janë veprime që e cënojnë lirinë e qytetarëve. Kjo gjë nuk funksionon tek ne. Gjërat që janë premtuar dhe nuk janë mbajtur, janë ulëritëse. Është premtuar shëndetësi falas, ulje e kostos së jetesës, rritje pagash, dyfishim i buxhetit për arsimin, ndërkohë që dimë në çfarë gjendjeje është katandisur arsimi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›