Biden ngatërron All Blacks me Black and Tans, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishte gafë

Shtëpia e Bardhë ka korrigjuar një gafë të Joe Biden që ngatërroi ekipin e ragbit All Blacks të Zelandës së Re me forcën ushtarake britanike të njohur si Black and Tans që terrorizuan Irlandën, raporton The Guardian.
Presidenti e bëri gafën gjatë një fjalimi në pijetoren Windsor në Dundalk mbrëmjen e së mërkurës (12 prill), në ditën e parë të vizitës së tij tre-ditore në Irlandë.
Teksa po falënderonte kushëririn Rob Kearney, që luajti në një ekip irlandez të ragbit që mundi Zelandën e Re, për kravatën që kishte veshur, Biden tha se: “Këtë ma dha një prej këtyre djemve, pikërisht këtu. Ai ishte një lojtar i dreq regbi. Ai mundi dreqin nga Black and Tans.”
Skuadra e rugbit të Irlandës fitoi kundër All Blacks në Soldier Field në Çikago në vitin 2016.
Rebelët irlandezë luftuan një konflikt të përgjakshëm kundër Black and Tans, një forcë ushtarake ndihmëse e mbiquajtur për ngjyrat e uniformave të tyre – gjatë luftës irlandeze të pavarësisë 1919-1921.
Gafa e Biden u përhap me shpejtësi, duke sjellë kështu dhe reagimin e Shtëpisë së Bardhë.
Sakaq, këtë të enjten (13 prill) Biden do të takohet me homologun irlandez, Michael D Higgins përpara se të mbajë një fjalim në një seancë të përbashkët të parlamentit, duke ndjekur hapat e John F Kennedy në 1963, Ronald Reagan në 1984 dhe Bill Clinton në 1995.
Të premten (14 prill), Biden do të fluturojë për në County Mayo dhe do të vizitojë Sanctuary of Our Lady of Knock, një faltore katolike dhe do të takojë të afërm të largët përpara se të mbajë një fjalim në Katedralen e Shën Muredach në Ballina dhe të kthehet në SHBA.
/rtsh.al/