A do e shpëtojë demi Ernst lopën Ivonë?
Aktivistët e të drejtave të kafshëve ne Gjermani ka sjellë një dem në përpjekje për të kapur një lopë të arratisur, që rrezikon plumbi nga gjuetarët.
Ivona është e lirë në pyjet e Bavarisë pasi u arratis nga një fermë aty pranë në maj. Zyrtarët e policisë thonë se ajo përbën rrezik për trafikun dhe gjuetarët kanë leje për ta qëlluar.
Mbështetësit e Ivonës shpresojnë se demi Ernst do e tërheqë atë duke ndihmuar aktivistët ta kapin lopën përpara gjuetarëve.
Kjo histori është bërë mjaft popullore në gazetat e televizionet gjermane. Ajo quhet heroina e verës. Gazeta Bild ofron 10 mijë euro për atë që shpëton këtë lopë.

Lopa Ivonë

Demi Ernst