Doganierët e skandalit, djali i deputetit të PD dhe vëllai i anëtarit të Gjykatës së Lartë
Ka ngjallur shumë debat një denoncim që ka bërë deputeti socialist, Sajmir Tahiri për dy doganierë të Qafë Botës. Ata quhen Emiljano Barka dhe Fatmir Muska. Doganieret i morën ryshfet një shishe shampanjë një qytetareje, që kishte vite pa ardhur në Shqipëri. Për shumë komentues ky nuk është një skandal i madh, duke parë parasysh nivelin e korrupsionit në vend. Por nëse sheh emrat e doganierëve të denoncuar, e kupton babëzinë e pushtetit për të marrë çdo gjë. Njëri prej tyre është djali i deputetit demokrat, Kosta Barka, që ka hyrë së fundmi në Kuvend pas vendit të lënë bosh nga Ardi Kollozi. Tjetri është vëllai i një anëtari të Gjykatës së Lartë.