Dyqani ndalon një grua: Ke blerë shumë rroba, nuk lejohet
Shumica e dyqaneve do e kishin ëndërr një kliente të tillë si Kim Navarra.
Por 33 vjeçarja nga Kalifornia, ka mbetur e befasuar kur dyqani i saj i preferuar, i ndaloi blerjet me arsyetimin se ka blerë shumë.
Ajo thotë se vesh gjithmonë rroba të Abercrombie &Fitch, por kur tentoi të blinte online, kjo gjë iu ndalua me arsyetimin se kishte blerë më shumë se çduhet.
Arsyetimi i kompanisë: Ajo po blinte rroba për ti rishitur. Navarra ka mbetur e befasuar. Ajo thotë se i ka të gjithë rrobat në dollap bashkë me të shoqin dhe shpenzon rreth 1 mijë dollarë në vit në këtë dyqan.