A do jetë ndonjëherë e pranueshme kjo në shoqëri? (FOTO)
Ndërsa si shoqëri jemi mësuar që femrat të heqin gjitha qimet e trupit, një grua ka vendosur të sfidojë nocionin se gratë duhet të jenë pa qime që të jenë të lumtura.
Studentja Emer OToole nga Dublini vendosi që të mos hiqte qimet e saj para 18 muajsh kur arriti në përfundimin se presioni mbi gratë është shumë i madh për të qenë konform me ato që ajo i quan norma artificiale gjinore.
Duke folur në një emision televiziv në Britani, ajo tha se kishte nisur të depilohej kur ishte 14 vjeç, sepse të gjithë prisnin ta bënte diçka të tillë. Por tani ajo shpreson të ndryshojë diçka të tillë.
Dhe pasi ka shqyrtuar marrëdhënien e saj me trupin, thotë se ka arritur në përfundimin se nuk ka pse i heq qimet.
OToole thotë se në Dublin madje po ndodh një skandal pasi 11 vjeçareve u ofrohet depilim me dyllë për qimet e virgjërisë sepse nëse veprohet herët, qimet e plota dhe të ashpra nuk zhvillohen kurrë.
Ajo thotë se ndjehet mirë me faktin që ka qime, por sërish shoqëria është larg, shumë larg të pranuarit diçka të tillë.
Tek e fundit është trupi i saj, të bëjë çtë dojë.



