E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vladimir Lenini u helmua nga Jozef Stalin

Share

Themeluesi i komunizmit rus, Vladimir Lenin, vdiq pasi u helmua nga pasuesi i tij politik, Jozef Stalin. Kështu pretendon historiani rus, Lev Lurie. Ai beson se ndërsa Lenini ishte në gjendje të keqe shëndetësore, Stalini mund ti ketë dhënë dorën e fundit pas një përplasje të hidhur.

Lenin, që fillimisht mbështeti ngritjen e Stalinit në pushtet, më vonë nisi të pozicionohet me Leon Trockin.

Përpara vdekjes, Lenini kritikonte metodat e ashpra të Stalinit dhe natyrën e tij ambicioze.

Madje ai pati sugjeruar se Stalini duhej të largohej nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste.

Historiani Lurie thotë se helmimi u bë metodë e preferuar e Stalinit për të trajtuar armiqtë e tij.

E bukura është se truri i Leninit akoma ruhet në Moskë, kështu që ne mund të hetojmë, tha Lurie.

Teoritë popullore thonë se Lenini vdiq nga sëmundja seksualisht e transmetueshme, sifilizi.

Trupi i tij i balsamosur është akoma i vendosur në një mauzoleum në Sheshin e Kuq.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›