E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do jetë nesër fundi i botës?

Bota do pushojë së ekzistuari nesër në orën gjashtë pasdite. Kështu pretendojnë disa kristianë evangjelikë, që thonë se i kanë bërë përllogaritjet duke përdorur numrat e Biblës.

Harold Camping është personi që drejton Radio Family dhe që njihet si drejtuesi i këtij sekti. Ai është personi që ka nxjerrë këtë datë si fundin e botës. Shumë evangjelistë, por edhe ateistë po festojnë si të çmendur në shumë vende të botës, duke menduar se kjo është dita e fundit në tokë. Camping, personi që udhëheq këtë turmë, më përpara kishte bërë një libër duke u shprehur se fundi i botës do jetë në vitin 1994, por gjithçka rezultoi një mashtrim. Ai më pas kërkoi falje e tha se kishte bërë një gabim matematikor në përllogaritje. Kësaj here ai është i bindur se është i saktë në përllogaritje. Ethet e fundit të botës janë përhapur edhe në disa vende të Ballkanit, përveç Shqipërisë, ku fundi i botës po shihet në kutitë e votimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›