Raporti BOMBE i ODIHR: Rama fitoi me 10 vota, KQZ na e dha ne rezultatin, por nuk e shpalli
Vëzhguesit e ODIHR thonë se nuk dihet baza ligjore mbi të cilën u hapën kutitë nga KQZ. Po ashtu nuk dihet pse nuk u firmos rezultati i njësisë 5. Raporti thotë se numëruesit ishin udhëzuar që votat e hedhura në kutitë të gabuara të cilësoheshin të pavlefshme. SKANDALI: KQZ u dha vëzhguesve rezultatin e Tiranës, por nuk e shpalli pas presionit të Berishës.
Misioni i Vëzhguesve të OSBE/ODIHR ka publikuar një raport të ndërmjetëm për numërimin e votave. Raporti përfundimtar do lëshohet pas disa javësh. Raporti kryqëzon kryetarin e KQZ-së për atë që po bën. Në raport thuhet se në fund të numërimit të votave në Tiranë, më 14 maj, fitues doli Edi Rama me dhjetë vota më shumë.
U bë e qartë se gara për bashkinë e Tiranës do të vendosej me një diferencë të ngushtë, ndaj vëmendja kombëtare u fokusua në qendrat e numërimit në Tiranë. Numërimi në këto qendra u shty disa herë për shkak të pushimeve të paparashikuara, mosparaqitjes së anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të tjera arsye, shpesh të motivuara politikisht. Shtyrjet rritën tensionet në Tiranë, nisur edhe nga ngushtësia e rezultatit paraprak. Në fund të numërimit të gjitha qendrave për kryebashkiakun e Tiranës më 14 maj, rezultatit paraprak jo zyrtar, i cili iu ofrua misionit vëzhgues nga KQZ e nxirrte Ramën në avantazh me 10 vota. (124,623 Rama dhe 124,613 vota Basha), thuhet në raportin e ODIHR.
Por menjëherë pas kësaj, zyrtarët e PD, përfshi kryeministrin Sali Berisha, kërkuan që të numërohen votat e hedhura në kutitë e gabuara. Në raport thuhet se KQZ duhej të shpallte rezultatin paraprak. Partitë politike dhe vëzhguesit, thuhet në raport nuk ishin në gjendje të merrnin këto rezultate nga KQZ. Po ashtu, thuhet se në faqen e internetit të KQZ, edhe në momentet kur po flitet, Basha udhëheq garën.
Në raport thuhet se KZAZ e njësisë bashkiake numër pesë nuk ka firmosur tabelën e rezultatit, pa dhënë asnjë specifikim ligjor pse e ka bërë këtë.
Pasi të gjithë KZAZ-të e Tiranës të dorëzonin tabelat e rezultateve për kryetarin e bashkisë dhe këshillat, KQZ kishte në dispozicion 48 orë për të verifikuar dokumentet dhe për të shpallur rezultatin zgjedhor në Tiranë. Të gjitha tabelat u morën më 16 maj, edhe pse tabela e KZAZ 49 (njësia 5 sh.r) nuk ishte aprovuar nga shumica e anëtarëve, të cilët i përkasin partisë qeverisëse. Kryetari i KZAZ pretendonte se kishte parregullsi në tabela (të cilat nuk iu specifikuan misionit të vëzhguesve). Edhe në këtë kohë që po shkruajnë, KQZ nuk ka marrë ende vendim për këtë tabelë, thekson raporti.
Raporti thotë se kryetari i KQZ vendosi për numërimin e fletëve të kontestuara duke hartuar një akt. Baza ligjor për hapjen e kutive të votimit është e paqartë për ne, thuhet në raportin e ODIHR. Po ashtu thuhet se vendimi është marrë në princip me një votë 4-3, dhe kutitë janë hapur edhe pse nuk është miratuar një vendim final.
Më 18 maj, pas votimit të këtij vendimi në parim me 4-3 të votave, edhe pse nuk u miratua një vendim përfundimtar, KQZ nisi të hapë 60 kutitë e votimit, të identifikuara në kërkesë. Baza ligjore për hapjen e kutive të votimit ishte e paqartë për misionin e vëzhguesve, thekson raporti.
Në raport thuhet gjithashtu se pati vonesa në numërimin e votave, sidomos në Tiranë. Po ashtu për çështjen e votave të kontestuara, thuhet se numëruesit ishin udhëzuar që këto vota, të cilat hidheshin në kutitë e gabuara, janë të pavlefshme. Vëzhguesit kanë bërë të tjera kritika që lidhen edhe me mungesën e transparencës për votat që shfaqeshin në ekranet e numërimit. Sipas tyre, vëzhguesit shpesh nuk e dallonin se kujt i përkiste vota pasi ajo shfaqej shumë shpejt në ekran.
(Raporti i plotë)
HYRJE
Më datë 10 maj, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) i OSBE/ODIHR-it, së bashku me një
delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, nxorrën
Deklaratën e Konstatimeve dhe Përfundimeve Paraprake, ku pasqyroheshin vëzhgimet e tyre
gjatë ditës së zgjedhjeve dhe fillimit të procesit të numërimit.
2
Në periudhën pas-zgjedhore,
MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it është përqëndruar në vëzhgimin e numërimit të fletëve të votimit,
mbledhjen dhe nxjerrjen e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave dhe ankimimeve. Një numër i
kufizuar i vëzhguesve afatshkurtër e shtynë qëndrimin deri më 15 maj për të vëzhguar
numërimin e tejzgjatur të votave në bashkinë e Tiranës. MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it do të
largohet nga Shqipëria më 24 maj, por këtu do të qëndrojë një grup i vogël ekspertësh që do të
vazhdojnë të vëzhgojnë fazat e mbetura të procesit zgjedhor, veçanërisht trajtimin që KQZ-ja
dhe Kolegji Zgjedhor do tu bëjnë ankesave dhe ankimimeve.
II. MJEDISI POLITIK
Në shumicën e rajoneve të vendit, numërimi i votave në 66 Vende të Numërimit të Votave
(VNV) vazhdoi deri në mbylljen e tij në mënyrë përgjithësisht transparente, pavarësisht ritmit të
ngadaltë. Në disa raste, kandidatët humbës i uruan për fitoren kundërshtarët e tyre. Megjithatë,
procesi i numërimit u karakterizua nga një nivel i lartë mosbesimi ndërmjet partive politike, çka
çoi në debate, vonesa dhe bllokim në disa VNV. Partitë politike shpesh ndërhynë në procesin e
numërimit, duke drejtuar aktivitetin e anëtarëve të tyre në komisionet zgjedhore. Media e
informoi gjerësisht publikun lidhur me procesin e numërimit, veçanërisht për garën për kryetar
bashkie të Tiranës ndërmjet ish-Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha të Partisë Demokratike
(PD) dhe kryetarit aktual që rikandidonte, Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste (PS).
Meqenëse u pa haptas që gara për kryetar bashkie të Tiranës do të vendosej nga një diferencë e
ngushtë, vëmendja e të gjithë vendit u përqëndrua në numërimin e votave në 11 VNV në Tiranë.
Numërimi në këto VNV shpesh vonohej për shkak të pushimeve të paplanifikuara, mosparaqitjes së anëtarëve të grupit të numërimit dhe arsyeve të tjera, shpesh të motivuara
politikisht. Vonesat rritën tensionin në Tiranë, veçanërisht për shkak të ngushtësisë mes
rezultateve paraprake.
Pas përfundimit të numërimit në VNV-të për kryetar bashkie të Tiranës më 14 maj, rezultatet
paraprake jozyrtare që KQZ-ja ia dha MVZ-së së OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte
10 vota më shumë se Z. Basha (përkatësisht 124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama shpalli
menjëherë fitoren, ndërsa Z. Basha tha se do të priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Më pas,
zyrtarë të PD-së, përfshirë Kryeministrin Sali Berisha, i kërkuan KQZ-së të konsideronte si vota
të vlefshme për kryetar bashkie të Tiranës ato që u gjetën gjatë numërimit për zgjedhjet për kryetar minibashkie (shih më poshtë rubrikën Administrimi i Zgjedhjeve).
3
PS-ja i kërkoi KQZsë të nxirrte tabelat e rezultatet të përcaktuara tashmë nga VNV-të në Tiranë. Deri në periudhën
që përfshin ky raport, KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare për garën për kryetar
bashkie të Tiranës. Më 18 maj, KQZ-ja filloi hapjen e disa kutive me vota për minibashkitë nga
disa Komisione Zgjedhore të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) të Tiranës për të numëruar
<